Laçi ia sheh “Sherrin” Apolonisë, fierakët shtangin kurbinasit, i merr një pikë në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kurbinasit mbizotërojnë dhe kryesojnë gjatë gjithë lojës, por detyrohen të kënaqen me një 1-1. Laçi nuk ka përfituar nga frenimi të dielën i Partizanit dhe Teutës, duke mos shkuar dot më larg se një barazim 1-1 të hënën në fushën përballë Apolonisë. Pika e marrë i lë kurbinasit në krye, me pikë të barabarta me Vllazninë, që do të përballet në shtëpi me Kukësin, në takimin që nis në ora 16:00. Takimi i parafundit i javës së 23-të të Kategorisë Superiore, që u luajt të hënë pasdreke, vuri përballë dy skuadra në skajet e renditjes, teksa Laçi priti në fushën e vet Apoloninë.

Kurbinasit nuk kanë vijuar t’i bëjnë të ditura synimet e tyre, teksa Harmon provon të godasë portën fierake që në minutën e parë, por në 5 minutat që vijojnë është Apolonia që kundërpërgjigjet, madje dy herë, me anë të të njëjtit autor, Krasniqit. Sidoqoftë, Laçi nis të marrë frenat e lojës në dorë dhe Shehu vë në provën Harizajn në minutën e 8-të, ndërsa përtej një rasti të mbetur në tentativë për miqtë, në minutën e 13-të, vendasit rrezikojnë dy herë në minutat 15 dhe 16, me Shehun dhe Lushkjën.

Kurbinasit e kanë rritur trysninë dhe mbizotërojnë në fushën e blertë, por Apolonia mbrohet mirë dhe me forca të shumta, duke i kufizuar rastet për shënim të vendasve. Megjithatë, minuta e parë shtesë e pjesës së parë sjell edhe rastin më të mirë për Laçin, kur Shehu këmbëngul, por bën më të vështirë, duke gabuar vetëm pak metra larg vijës fatale. Pjesa e parë mbyllet kështu me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën, trajneri Duro tërheq Selmanin dhe hedh në fushë Mazrekajn.

Lexo edhe :  Ardon Jashari i thotë “PO” Milanit, gati firma edhe me shqiptarin tjetër

Lëvizje kjo që jep menjëherë fryte, pasi është i sapofuturi që shërben për Shehun, që këtë herë nuk gabon dhe përshëndet rrjetën. Laçi kryeson tashmë 1-0. Futja e Mazrekajt, por edhe gjetja e golit ia ka ndryshuar fizionominë lojës së kurbinasve dhe mbizotërimi në fushën e blertë shndërrohet në raste të volitshme, siç ka ndodhur në minutën e 53-të, me anë të Lushkjes, por edhe 3 minuta më pas, me anë të Mustës, i cili e gjen këtë radhë të pakalueshëm gardianin e portës fierake, Harizaj.

Pas disa minutave të barabarta, është sërish Laçi që rrezikon të gjejë golin e dytë, por Harizaj i thotë “jo” edhe Lushkjes në të 71-tën, ndërsa Harmon nuk mbërrin në kohë 4 minuta më pas, për ta shtyrë në rrjetë pasimin e Deliut. Ky i fundit provon vetë nga një goditje e lirë në minutën e 79-të, ndërsa në krahun tjetër, është Gjata që vë në provë portierin vendas, Sherri. Skuadra kurbinase vazhdon të mbizotërojë dhe Diop për pak sa shënon në portën e tij 8 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Dhe paaftësia e Laçit për të shndërruar në gol rastet e ndërtuara për shënim, ndëshkohet në minutën e parafundit të kohës së rregullt, kur Diop shfrytëzon daljen krejtësisht të gabuar të gardianit shkodran të portës laçiane, Alen Sherrit, dhe e dërgon topin në katërkëndorin e boshatisur, përtej përpjekjeve të mbrojtjes vendase. Laçi zgjohet dhe vetëm Harizaj i mohon golin e epërsisë menjëherë pas rinisjes së lojës, por Apolonia e trajnerit Fabricio Kamerata mbahet dhe merr një pikë mjaft të vyer.
Një pikë që i mban gjallë shpresat e fierakëve për mbijetesën, por që godet rëndë shpresat e kurbinasve për kreun.

Të fundit

Zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës?/ Zbardhen detaje nga takimi në selinë rozë

Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të enjteje, në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me...

Rama iu dha ultimatum/ Zbardhen emrat e 21 drejtorëve të dorëhequr të Bashkisë në Vlorë

Pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale...

U njohën në shkollën e mesme, dashuria e Diogo Jotës dhe Rute Cardosos nisi në bibliotekë

Diogo Jota (28 vjeç) dhe vëllai i tij, Andre (25 vjeç), humbën jetën tragjikisht të djegur brenda Lamborghinit jeshil në zonën e Zamorës në Spanjë....

Tenisti i parë miliarder, Roger Federer thyen rekorde edhe pas tërheqjes nga sporti

Legjenda e tenisit, Roger Federer, është futur në familjen e miliarderëve. Sipas Indeksit të Miliarderëve të “Bloomberg”, 43- vjeçari zviceran tani ka një pasuri...

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, 21 vatra zjarri në 24 orë, 4 mbeten aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra vijojnë të jenë aktive, duke...

Lajme të tjera

Web TV