Dalin detaje të reja nga vrasja e Klodian Rashës: Viktima nuk ka përdorur as armë as substanca narkotike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dalin detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Klodian Rashës.

Në dosje bëhet e ditur se ka rezultuar se në duart e Klodian Rashës nuk ka mbetje të gjurmëve të qitjes, pra nuk ka përdorur armë dhe as substanca narkotike në gjakun e tij.

“Nga materiali hetimor ka rezultuar se është administruar akti i ekspertimit kimik të mostrave të marra nga duart e kufomës Klodian Rasha për faktorët plotësues.

Nga akti i ekspertimit kimik ka rezultuar se në mostrat e marra nga duart e kufomës nuk janë evidentuar prania e nitriteve dhe nitrateve të cilat ndodhen edhe në mbetjet nga qitjet me armë zjarri”, thuhet në dosje.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra më 8 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa i pandehur për këtë ngjarje është efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, i cili do të përballet në gjykatë me akuzën e vrasjes me dashje./ A2cnn

Të fundit

“Po marrim përsëri kryeqytetin tonë”, Trump dërgon Gardën Kombëtare në Uashington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e kryeqytetit, Uashingtonit. Ai...

Tre ditë para takimit Trump-Putin, liderët e BE deklaratë të përbashkët

Liderët e shteteve të BE-së kanë miratuar një deklaratë të hënën vonë, përmes së cilës theksojnë nevojën që ukrainasit të kenë lirinë për të vendosur...

Zjarret në Tiranë, nënkryetari: Kush kryen veprime të qëllimshme, përballet me ligjin

Flakët e zjarrit me përmasa të konsiderueshme prej disa ditësh kanë përfshirë fshatin Damian në njësinë administrative Vaqarr. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj...

Madonna i kërkon Papa Leos të vizitojë Gazën para se të jetë tepër vonë

Madonna i ka kërkuar Papa Leos të vizitojë Gazën në një mision humanitar për të ndihmuar fëmijët palestinezë që po vdesin nga uria ,...

Konsumatorët në rrezik/ Italia zhduk nga supermarketet brokolin e stilit napoletan

Masat u ndërmorën pas shqetësimit në rritje në lidhje me një kanaçe një kilogramëshe të destinuar kryesisht për industrinë e restoranteve dhe me origjinë...

Lajme të tjera

Web TV