Drogë ”made in Albania”/ Arrestohen 55 persona në Itali, 27 prej tyre shqiptarë

Një operacion ndërkombëtar është zhvilluar në tre shtete të Evropës, për trafikimin e lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë 52 burra dhe 3 gra, mes tyre 27 shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe një gambian.

Grupi trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali dhe dërgohej në Gjermani me autobusë e trena.

Mësohet se hetimet për shkatërrimin e këtij grupi kriminal kanë nisur që prej vitit 2018, ndërkohë që droga e kapur vinte nga Vlora.