Haaland është jashtëtokësor, Dortmund kalon në fazën tjetër të Champions League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liga e Kampioneve ka luajtur të martën në mbrëmje ndeshjet e kthimit të dy çifteve të para të turit të 16-shes, në përfundim të të cilave janë njohur edhe dy çerekfinalistet e para. E para që ka siguruar vendin midis 8 më të mirave të veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të Evropës ka qenë Borusia e Dortmundit, e cila e ka mbrojtur atë fitore 3-2 të arritur në ndeshjen e parë në fushë të huaj përballë Seviljes, duke marrë një barazim 2-2 në shtëpi.

Haaland e ka kaluar Borusian në epërsi në minutën e 35-të dhe me këtë epërsi do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa fillimi i së dytës do të shohë sulmuesin norvegjez t’i mohohet një gol nga Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR).

Sidoqoftë, ky i fundit e shpërblen sulmuesin e Dortmundit, madje dy herë në minutën e 54-t, pasi akordon 11-metërsh në favor të gjermanëve. Ndonëse portieri mik e pret goditjen e parë, gjyqtari do ta përsërisë atë dhe këtë radhë norvegjezi nuk gabon.

Por 15 minuta më vonë, një 11-metërsh në krahun tjetër, i shndërruar në gol nga Jusef En-Nesiri, bën që 20 minutat e fundit dhe ato 6 shtesë në mjaft dramatike, e për më tepër që Sevilja gjen edhe një gol të dytë, sërish me En-Nesirin. Por mbyllet 2-2 dhe është Borusia e Dortmundit që vijon edhe më tej.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV