Largimi i “gardës së vjetër”, Rama jep arsyet dhe tregon debatet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama ka hedhur dritë mbi largimin e Ditmir Bushatit nga Partia Socialiste, debatet në momentin e prezantimit të listës dhe reagimet e Fatmir Xhafajt dhe Pandeli Majkos, ku për ish kryeministrin u shpreh se “PS i ka dhënë shumë”.

Nga Fernada Cenko

Një ditë pasi dërgoi në Komisionin Qendror Zgjedhor listën e ekipit që do të garojnë në 25 prillit, Kryesocialisti Edi Rama dje ka komentuar rreth personazheve që mbeten jashtë listës. Para gazetarëve, Rama ka sqaruar “konfliktin” me ish-ministrin Ditmir Bushati. Kryesocialisti tha se nuk ka asgjë personale me Ditmir Bushatin, përkundrazi, e cilësoi atë si një nga investimet e tij më të rëndësishme. Rama theksoi se Bushati i kishte kërkuar ta mbështeste që të bëhej sekretar i OSBE-së, gjë të cilën kryeministri pohoi se e kishte bërë, për të dhe Shqipërinë. Por, disa vende të OSBE, tha Rama, shprehën kritika. “Ditmir Bushati ka ardhur te unë dhe ka thënë dua të bëhem sekretar i OSBE. Dua mbështetjen tënde. Dhe unë i kam thënë do kesh mbështetjen time. Ditmir Bushati ishte një nga kandidatët. I kam dhënë të gjithë mbështetjen, edhe pse jo në kushte fort të lehta, se kishim kryesimin e OSBE. Disa vende kanë shprehur rezerva për kandidaturën nga Shqipëria, në kushtet që Shqipëria ka kryesimin e OSBE, se si mundet që Shqipëria të ketë drejtimin e ose dhe të kandidojë një shtetas të vetë”, tha Rama. Ndërsa mos kandidimin e tij e ka lidhur se Bushati nuk ka punuar shumë mirë për partinë. Ai u shpreh se po “të kishte punuar tokën”, Ditmir Bushati do të ishte me shokët, por kur e deleguan në Shkodër, “ai zbriti nga treni”. Kreu i socialistëve u kujdes të theksonte se nuk kishte asgjë personale me Ditmir Bushatin, por ky i fundit nuk është “lojtar për këtë ndeshje”. Ndërsa në lidhje me Fatmir Xhafën, Rama theksoi se: “Fatmir Xhafa e ka pranuar sfidën për të kontribuar për skuadrën në një pozicion ku sigurisht duhet të bëjë një përpjekje për të thyer listën. Por ama duke qenë aty, kontributi i tij për skuadrën do jetë i paçmueshëm”. Rama për renditjen e Xhafajt i është kundërvënë eksponentëve të opozitës. Ai tha se deri dje Xhafajn e sulmonin, ndërsa sa panë listën i dolën në mbrojtje. “Ata që nuk kanë lënë gjë pa i bërë Fatmir Xhafës, ata me katër sy, syri Saliut, i Ilirit dhe Monikës, ata janë të shqetësuar se simboli i reformës në Drejtësi nuk është më në lista. Atij njeriu nuk i kanë lënë gjë pa i bërë, duke shkuar përtej cdo morali, etik, shoqëror. E kanë sulmuar si kafshë. Tani, ndjehen të lënduar dhe flasin në emër të opinionit si të lënduar. Është e rëndësishme që njerëzit ta mbajnë mend. Për ca u shqetësuan ata? Kanë merak se do humbasë Partia Socialiste”, tha Rama. Në filozofinë e listës të hartuar nga Rama nuk ka fitues dhe jo fitues. “Këtu ka objektiva. Nuk ka vend për të vënë stenda dhe për t’i vënë njerëzit në stenda. E thash dhe më parë, po qe puna për historinë e PD, Saliu është njeriu më i rëndësishëm i asaj historie. Por kjo është ndeshje për të dalë para populliut për të ardhmen, apo po shkojmë në një panair që të ekspozojmë reliket sipas historisë sonë. Skuadra ndërtohet për të fituar dhe për të maksimizuar rezultatin me të gjithë lojtarët që ka”, tha Rama.

Të fundit

Kufizimi i vërtetë i opozitës

Nga Habjon Hasani Për disa që do lexojnë këto radhë disa aspekte do duken si teori konspirative apo si fantazira;...

1994 – Sulmi me gaz sarin: paralajmërimi tragjik i terrorit të ardhshëm në Japoni

Më 27 qershor 1994, qyteti i qetë Matsumoto, në Japoninë qendrore, u trondit nga një akt makabër terrori, kur anëtarët e sektit apokaliptik Aum...

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS,...

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11 maj, por pak është analizuar...

“Faturën ta paguajnë arabët”/ SHBA mban bisedime sekrete me Iranin

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë në plan të zhvillojnë negociata sekrete mes tyre për çështjen e pasurimit të urniumit. Burime ekskluzive për median...

Lajme të tjera

Web TV