“Luli si roje parkingu, Mona që i bie borisë…”/ Rama ironizon opozitën: Si parking makinash të vjetra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit, ironizoi opozitën. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se skuadra e opozitës është e çorganizuar, duke e krahasuar me një parkim makinash.

Rama etiketoi Bashën si roje që fle gjumë, ndërsa për Monika Kryemadhin tha se i bie borisë për të ndaluar autokolonën e PS drejt fitores.

“Kijeni mirë parasysh. Është shumë e rëndësishëm, problemi i ynë më i madh janë kundërshtaret e çorganizuar, të çoroditur, të çatrafiluar, të cilët kanë bërë gjithçka për ta humbur ndeshjen.

Programe pa lidhje, lidership pa karakter dhe një ekip i mos o zotshëm dhe një ekip që ngjan si parking makinash të vjetra. Ca të karamboluara, ca me dy rrota, të gjitha pa motor. Luli si roje parkimi që fle gjumë. Monika që i bie borisë për ta ndaluar autokolonën tonë drejt fitores.

Janë problem! Duhet të gjesh fuqi ekstra. Motivimin nuk na i japin ata, janë të dobët për të na motivuar. Fokusoheni tek objektivat. Pasojeni topin”, tha Rama.

Ndërsa porosia që kishte për kandidatët për deputet ishte: “Dëshiroj t’ju them në këtë minutë të parë të kësaj finaleje drejt përfundimit, në këtë minutë të parë të ndeshjes që ju lutem harrojini sondazhet, harrojini avantazhet, harrojeni sa shumë kemi bërë në këto dy mandate dhe harrojeni  sa kemi punuar në terrenin organizativ për të qenë gati në 25 prill.

Harrojini të gjitha sepse ndeshja fitohet kur hyjnë të gjitha votat në kuti. Deri në atë moment jemi barazim, zero me zero. Prandaj të fokusohemi  tek detyra jonë, tek detyra që ka secili si individ dhe si skuadër.

Lexo edhe :  Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura

Qytet më qytet, fshat më fshat derë më derë, rrjet social më rrjet social media më media, në çdo dritare të mundshme komunikimi me njerëzit.”

Të fundit

E rëndë/ Sherr mes adoleshentëve në Maliq, ndërron jetë 14-vjeçari në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pirg të Korçës, me pasojë vdekjen e një 14-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur...

Berisha filmohet me Ramush Haradinajn në ditëlindjen e biznesmenit në Kosovë

Sali Berisha nuk ka dalë sot në konferencë për shtyp, si rrallë ndonjëherë këto javët e fundit që pas humbjes në 11 maj. Dalja e...

I zunë vendin e parkimit, i nxjerr inatin duke çarë gomat e 3 makinave

Një ngjarje e pazakontë është shënuar pasditen e kësaj të enjte në lagjen numër 3 të Pogradecit. 3 automjete janë sulmuar nga një shtetas,...

Dhëndri shijon lirinë pas një viti “arresti shtëpiak”, shëtitje me Berishën në Tropojë

Teksa Shqipëria po digjet nga zjarret, Abi Malltezi duket se po shijon lirinë në mal duke u "arratisur" me Sali Berishën. Siç duket në foton...

Aventurat e palavdishme të ideologëve ambulantë të qametit

Nga Ylli Pata Prej shumë kohësh Shqipëria ka një ngërç të spikatur të një angazhimi permanent apo një aksioni didaktik të një opozite të fortë...

Lajme të tjera

Web TV