Qëlloi me armë drejt një makine në Shijak, kapet autori dhe shpallet në kërkim shoku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shijak, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një makine tip “Benz”. Ngjarja ndodhi në Maminas. Policia njofton se pas një konflikti për motive të dobëta, A. D., 27 vjeç, dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz” me drejtues A. D., 38 vjeç.

Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Policia rrethoi zonën duke arrestuar 27-vjeçarin, ndërsa në kërkim është shoku i tij, B. D. 28 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin, që akuzohen për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim.

Policia thotë se vijon krehjen e zonës për gjetjen dhe administrimin si provë materiale të armës së zjarrit me të cilën dyshohet se i riu ka qëlluar në drejtim të mjetit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

Të fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjashtë vatra janë ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë ende aktive. Ministria...

Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij

Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy insistonin se bëhej fjalë për...

“Kapitull i ri për PS në Vlorë”, Rama: Ka parazitë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ‘kapitull të ri’ edhe për PS në Vlorë. Nga qyteti bregdetar, ku zhvilloi një vizitë në bashki dhe më pas...

U lirua nga arresti shtëpiak, Malltezi: Më privuan lirinë 20 muaj, u hetova 5 breza

Pas lirimit nga GJKKO prej arrestit shtëpiak, Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Malltezi u shpreh se u bë 20 muaj...

Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë pak në terren dhe i...

Lajme të tjera

Web TV