E tmerrshme/ Pesë policë “masakrojnë” me plumba 15-vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

5 policë amerikanë përballen me akuzën e vrasjes së një 15 vjeçari, në drejtimin e të cilit qëlluan 13 herë, edhe pse adoleshenti i armatosur duket se ishte përpjekur të dorëzohej dhe të hidhte armën.

Kamerat e sigurisë treguan momentet e fundit të viktimës Stavian Rodriguez. I riu shihet aty teksa lëshon armën e madje përpiqej të tregohet bashkëpunues më efektivët, por ata zbrazin mbi të gjithë karikatorët, edhe pse sipas pamjeve, adoleshenti nuk përbënte më rrezik. Rodriguez thuhet se kishte tentuar të grabiste një ushqimore pranë një pike karburanti, kur policët mbërritën në vendngjarje.

Në regjistrim, ata dëgjohen duke iu drejtuar adoleshentit përmes altoparlantit me fjalët: na trego duart dhe askush nuk do të lëndohet. Ai shihet duke dalë me duart lart dhe dhe pas kesaj i lëviz ngadalë duart drejt rripit të pantallonave duke i treguar oficerëve se po merr armen, e lëshon atë në tokë dhe pastaj fut dorën në xhepin e pantallonave ku kishte telefonin për ta nxjerrë e për t’ia treguar policëve, por qëllohet për vdekje.

Më vonë u pa se i riu nuk kishte asnjë armë tjetër më vete përveç asaj që hodhi në tokë. Policët e moshave nga 28 deri në 34 vjeç përballen me akuzën e vrasjes së shkallës së parë për veprimin e tyre krejtësisht të panevojshëm, sic thanë prokurorët. Nëse shpallen fajtorë, maksimumi i dënimit per ta mund të jetë burgim i përjetshëm.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV