Për të mos u humbur/ Flamuri shqiptar valvitet në malin më të lartë në Serbi (Foto)

Në majën e malit Midzor rreth 2169m, e cila konsiderohet maja më e lartë e Serbisë u ngrit flamuri shqiptar.

Eduard Racaj, Arbër Aliaj dhe Arianit Mula kanë ngjitur malin serb dhe për më tepër në majën e tij kanë ngritur flamurin shqiptar.

Ajo që tërhoqi edhe më shumë vëmendje ishte data 17 shkurt, pikërisht për Pavarësinë e Kosovës, por djemtë e konsideruan rastësi.

“Jemi shumë krenar në radhë të parë që jemi shqiptar dhe e kurozojmë çdo majë që arrijmë me flamurin shqiptar”, tha Arianiti.

Sakaq Arbëri theksoi: “Thjesht ngjitja ka qenë e zakonshme që ne bëjmë çdo herë, nuk ka qenë provokim. Data ka qenë rastësi. Flamuri kur u ngjit në majë nuk ka qenë se kemi dashur të provokojmë, thjesht se kemi dashur”.