Pasditen e sotme i është vënë tritol makinës së prokurorit Arjan Muça te Komuna e Parisit në Tiranë. Shpërthimi me tritol në makinën Mercedez A Class në pronësi të prokurorit ka ndodhur kur mjeti ka qenë i parkuar në parkimin e qendrës tregtare Kristal.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi tha se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Makina e prokurorit ka shpërthyer në pjesën e përparme të saj dhe në ato momente nuk ka pasur njeri aty pranë.
Arjan Muça është prokurori i çështjes së “Gërdecit” e konsideruar si dosja më e bujshme për vetë faktin se pati një bilanc të tmerrshëm në viktima dhe dëme materiale.
Shumë vite më parë, Muça ka qenë oficer gjyqësor në Prokurorinë e Krimeve të Rëndë në Tiranë, më pas kaloi në prokurorinë e Gjirokastrës, kurse aktualisht ai është komanduar në Tiranë.
Ndërkaq theksojnë se gjyqtarja Gentjana Muça është bashkëshortja e prokurorit Arjan Muça. Ajo ka qenë gjyqtare te gjykata administrative e Gjirokastrës ndërsa tani është te gjykata administrative në Tiranë. Nuk dihet se për çfarë arsyesh i është vënë tritoli në makinë, nëse kjo ka lidhje me ndonjë nga çështjet që kanë drejtuar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat