“Na tallen në lokalet e fshatit”/ Xhaferri dhe Abibja rikthehen në emision për të shuar paragjykimet ndaj historisë së TikTok-ut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Programi “Dua të të bëj të lumtur” përpara disa javësh trajtoi historinë e Abibes dhe Xhaferrit, çiftit që kishin pasur konflikte të vazhdueshme për shkak të rrjetit social “Tik-Tok”.

Në studio herën e kaluar kishte ardhur Abibja me qëllimin për t’i kërkuar falje bashkëshortit të saj që nuk i kishte kushtuar vemendje atij dhe familjes, por ishte përqëndruar më shumë në aplikacionin “Tik-Tok”. Xhaferri dhe Abibja sipas historisë që treguan ishin njohur nëpërmjet rrjeteve sociale, por ishin pikërisht këto rrjete të cilat po i çonin drejt ndarjes nga njëri-tjetri.

Pavarësisht problemeve dhe mosmarrëveshjeve që kishin, Xhaferri e fali gruan e tij dhe u bashkuan sërish. Menjëherë pas transmetimit të historisë së Abibes dhe Xhaferrit, në rrjetet sociale të programit “Dua të të bëj të lumtur” vërshuan një seri komentesh negative ndaj Abibes, komente të cilat e kishin bërë të ndihet keq atë.

Për të shpjeguar se si qëndronte e vërteta, por edhe për të bërë të lumtur Abiben, Xhaferri kishte kontaktuar me redaksinë e programit “Dua të të bëj të lumtur”. Ai kishte kërkuar që historia e tyre të trajtohej përsëri, por kësaj here, Xhaferri dëshironte që të ftonte gruan e tij.

Xhaferri në studio rrëfeu se pas transmetimit, Abibja kishte filluar të ndihej keq dhe se që prej asaj dite ajo nuk dëshironte që të dilte më prej shtëpisë. Sipas atij fjalët që thonin njerëzit në fshatin ku jetonin ishin tepër të rënda dhe ndikonin shumë tek Abibja. “Në bisedat që janë zhvilluar nëpër lokalet e fshatit ku jetojmë di që është përfolur historia ime, e di tepër mirë që kanë sharë e janë tallur pas krahëve. Madje këto biseda kanë ndikuar në raportin që kishte Abibja me familjen e saj, prandaj dua që ajo të ndihet e lumtur.”,- u shpreh Xhaferri.

Lexo edhe :  Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Nga ana tjetër e studios, Abibja tregoi se për të ka qenë tepër e vështirë që të përballojë komentet negative, ofendimet dhe talljet që ishin thënë në adresë të saj në rrjetet sociale, por edhe në fshat. Ajo e përlotur rrëfeu se e kishte shumë të vështirë që të vazhdonte jetën normalisht dhe se ishte mbyllur shumë në vetvete. “Abi e di që këto ditë kanë qenë tëpër të vështira për ty, por të kam thirrur këtu që të mos ndikohesh nga paragjykimet. Njerëzit le të flasin, atë punë kanë. Ti nuk ma ke ulur kurrë kokën dhe dije se do je me ty deri në fund të jetës”,- ishte mesazhi që kishte Xhaferri për Abiben.

Të fundit

Ceremonia e Mirënjohjes Kombëtare/ Rama: Komisar Agim Troci u dergj në shtrat

Kryeministri Edi Rama vlerëson punën e forcave zjarrfikëse që u përballën me zjarret në vend. Rama përmendi Agim Trocit që u...

Flakët në vend, Qeveria shpërblen personelin në vijën e parë të zjarreve

Qeveria shqiptare ka shpërblyer sot forcat e angazhuara në përballimin e zjarreve masive që kanë përfshirë vendin gjatë muajve të fundit. Kryeministri Edi Rama vlerësoi...

Rama vijon takimet në zyrën e tij! Çfarë pritet të ndodhë sot?

Ky fund gushti do të jetë intensiv në Kryeministri. Kreu i qeverisë Edi Rama, do të presë deri në datën 30 gusht ministra, por...

Mesazhi i koduar nga Moska: Kush e njeh Kosovën, nuk do të mbijetojë në Serbi!

Një mesazh i koduar u lëshua nga Moska në drejtim të Beogradit, por pa një adresë të qartë. “Një njeri që njeh Kosovën nuk mund...

‘Trump shpëtoji serbët’, pse Vuçiç dhe Dodiku po ‘vrapojnë’ pas presidentit amerikan

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Lajme të tjera

Web TV