“T’i tregojmë botës si është Shqipëria”/ Zuckerberg i shkruan shqiptarit pas videos që bëri xhiron e rrjetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Le t’i tregojmë botës se si është në të vërtetë Shqipëria” – është kjo sfida më e bukur virtuale e krijuar nga Erald Halili, i cili është shumë i njohur në rrjetet sociale për fotot dhe videot e veçanta.

Dhe mund ta themi pa asnjë dyshim se deri tani po e përmbush shumë mirë qëllimin e tij. Me siguri edhe ju e keni parë videon e Eraldit që është bërë videoja më virale e dy ditëve të fundit.

Kjo video i fton të gjithë në një udhëtim me dron nëpër të gjithë skajet e Shqipërisë, nga Vermoshi në Konispol, për të na kujtuar se sa e bukur është vendi ynë dhe sa shumë destinacione kemi për të eksploruar këtu. Në profilin e Eraldit në Instagram deri tani ajo numëron mbi 635 mijë klikime dhe mijëra komente.

Aq i madh ka qenë impakti i videos saqë vetë Mark Zuckerberg i ka shkruar shqiptarit rreth saj në Instagram. Eraldi ka ndarë me ndjekësit e tij mesazhin në të cilin Zuckenberg i shkruan:

“Përshëndetje Z.Erald Halili. Çarë po ndodh në Shqipëri në këto momente? Unë kam parë postimin tënd kudo në Instagram Stories. Urime”, shkruan Zuckerberg dhe përgëzimin e shoqëron me një emoji duartrokitjeje.

Përveç kthimit të vëmendjes së shqiptarëve ndaj vendit të tyre dhe vlerësimit të bukurive natyrore, raste të tilla vlejnë edhe si promovuese shumë të mëdha të Shqipërisë. E sidomos në këto kohë pandemie kur turizmi është më i gjunjëzuar se kurrë më parë.

Të fundit

Ka një shkëputje të rrezikshme: në çështjen e Gazës, politika nuk flet më për popullin

nga Gaby Hinsliff Fillimisht duhej të ishte një bisedë e ngrohtë për gatimin dhe përvojat e mëmësisë së re. Por programi...

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

Plazhet e Shqipërisë do të kthehen në “hit” këtë verë. Vendi ballkanik shkëlqen me një thesar plazhesh kilometra të gjata të fshehura midis mbetjeve...

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares!

Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e Anesti Ramës, ngjarje...

Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Situata nga zjarret në disa qarqe të vendit vijon të jetë kritike, ndërsa Forcat Ajrore dhe strukturat vendore të emergjencës janë në gatishmëri të...

Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

Nga Fejzo Subashi. Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt të këtij viti, pa përjashtim,...

Lajme të tjera

Web TV