“Veliaj më ka fituar zemrën”/ Çiljeta braktis përfundimisht PD-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Lali Eri është nga ato djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua”, me këto fjalë iu drejtua këngëtarja e famshme Çiljeta Xhilaga të rinjve të Kavajës.

Ajo vlerësoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa nxiti të rinjtë që çdo hap në jetë ta hedhin duke vënë zemrën para.

“Ndoshta shumë nga ju habiten që më shikojnë sot këtu por unë di të them vetëm dy fjalë. Lali Eri është nga ato djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua. Përtej pjesës partiake, si politikan, ai mbi të gjitha di të jetë një njeri, me një zemër shumë të madhe. Unë sot këtu jam si Çiljeta, si artiste. Sot tek ju shoh veten time përpara shumë vitesh ku kisha plotë ëndrra dhe pasione. Kështu që ajo këshillë që do t’ju jepja është që të vini zemrën në pasionet tuaja, në ëndrrat tuaja, sepse ajo do zgjojë çdo gjë që ju t’i shkoni ëndrrave tuaja deri në fund. Sigurisht kush e shikon veten si Lali Eri i ardhshëm, që i bën gjërat me zemër, ndiqni zemrën tuaj. Nxirrni nga zemra më të mirën që ju buron sepse dashamirësia është arma më e fortë e çdo njeriu në jetë”, u shpreh Çiljeta.

Të fundit

Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë

Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin...

OMONIA del me qëndrim zyrtar: Zjarret goditën qëllimisht grekët autoktonë në Shqipëri

Organizata e Minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, ka dalë në një deklaratë publike pas situatës së rëndë të zjarreve në jugun e vendit. Organizata...

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim në Spanjë te Mallorca, pasi...

Konferenca për shtyp e Jasharit, marrëveshja me Milanin e deri tek idhulli i fëmijërisë

Ardon Jashari ka folur për herë të parë si lojtar i Milanit në konferencën e tij të parë për media të enjten, duke ndarë...

‘Berisha-news’, por s’di ku bie Gërdeci e çfarë bëhet në Sazan!

Jakin Marena Sali Berisha nuk ka asnjëherë informacion kur atij nuk i intereson për çfarë flitet e bëhet apo dëshiron të fshehë diçka të madhe, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV