Fushata/ Rama akuza Metës dhe Berishës, “veçon” Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

 

Kryeministri Edi Rama duket se këtë fushatë zgjedhore më shumë ka në fokus Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Ilir Metën, se sa forcën e tij “kundërshtare” Partinë Demokratike. Kryeministri ka qenë dje në Lezhë ku ka lëshuar akuza të forta ndaj presidentit Ilir Meta dhe partisë që drejtohet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Rama tha se Basha nuk është problem për demokracinë dhe Shqipërinë, pasi është kukulla e Berishës dhe Metës, kurse LSI është problemi kryesor. “Basha s’është rrezik për demokracinë. Nuk është problemi i këtij vendi. Është kukull në duart e Saliut dhe Metës, që e kanë rrethuar me një tabor krushqish, të uritur. Një kukull që nuk argëton askënd. Përkundrazi nuk i duhet askujt. Besoj se është koha për të bërë një zgjedhje për familjen, qytetin, për fshatin, për vendin e punës, në sensin që secilin, për të rritur pagat, pagën minimale. Për të ulur tatimin mbi fitimin, si forcë e kualifikuar në ndërmarrjet e këtij vendi. Në organizmat ekonomikë të këtij vendi. Për të fuqizuar mjekët dhe infermierët, mësuesit e policët. Për të shkuar përtej ndasisë politike pasi nuk kemi alternativë qeverisëse, përveç PS. Nuk mundet dot ta hedhim poshtë këtë punë të mundimshme, duke i lënë shteg mbijetese në pushtet Ilir Metës. Kjo është më e thjeshta”, tha Rama. Sipas tij, kush zgjedh LSI-në, zgjedh Ilir Metën dhe jo drejtësinë. ”Në këtë, skuadra e Monikës është problemi i madh i vendit tonë, problemi i madh i jetës sonë politike. I vetë politikës shqiptare. Këto zgjedhje mes të ardhmes dhe të shkuarës. Troç fare, thjesht fare. Është zgjedhje mes drejtësisë së re dhe Ilir Metës. Kush zgjedh sidomos LSI-në, sidomos LSI-në zgjedh Metës dhe jo drejtësinë”, është shprehur Rama nga qyteti i Lëzhës. Madje Rama thotë se meqenëse Meta është gati të japë dorëheqjen pas 25 prillit nëse fiton PS, ky është rasti për të çliruar vendin nga imazhi që i jep Presidenti aktual që ka marrë peng Presidencën dhe Kushtetutën. “Duke qenë se Ilir Meta është gati të japë dorëheqjen pas 25 prillit, ky është rasti për të gjithë ata që duan të çlirojnë nga barra gjithmonë e më e rëndë e imazhit që krijon ky njeri që ka marrë peng Presidencën dhe ka marrë peng Kushtetutën duke e shpërfytyruar rolin e kryetarit të shtetit. Të bëjnë zgjedhjen”, tha kreu i socialistëve Edi Rama. Ndërsa në një reagim tjetër, pas deklaratave të forta të Ilir Metës, kryesocialisti Rama shkruan se çdo votë për LSI është një votë kundër drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun. “Sa herë Ilir Meta del, flet, bërtet, shan, lajthit, aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh”, shkruan Rama.

Të fundit

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato,...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, vlerësoi "gratë dhe burrat e guximshëm" që i rezistuan regjimit, në 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953. Berlini,...

Lajme të tjera

Web TV