Merret vendimi: Në Shqipëri do vazhdojë vaksinimi me AstraZeneca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i vaksinimit me produktin e AstraZeneca-s do të vijojë në vendin tonë. Komiteti Kombëtar i Imunizimit dhe Vaksinimit u mblodh mbrëmjen e sotme për të diskutuar për procesin e vaksinimit me dozat e të AstraZeneca në vendin tonë.

Një numër i madh vendesh janë duke e pezulluar përdorimin e kësaj vaksinë, për shkak të disa raportimeve, sipas të cilave, si efekt anësor ajo shkakton mpiksje të gjakut.

Mësohet se është marrë vendimi në fund të mbledhjes që të vijohet me dozat e vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca.

Vaksinat e prodhuara nga AstraZeneca kanë nisur të administrohen prej disa ditësh në vendin tonë, kryesisht tek stafet pedagogjike. Nuk munguan edhe ata që ngurruan të vaksinoheshin pasi besueshmëria ndaj kësaj vaksine ka rënë ndjeshëm.

Kurse, gjatë një bisedimi të shkurtër me mësuesit që sapo kishin marrë vaksinën, kryeministri Edi Rama u ka thënë se nuk duhet të shqetësohen pasi sipas tij po ndiqet strategjia e shumë vendeve të cilat nuk kanë marrë nga seria e dyshuar e AstraZeneca. Më tej ai ka shtuar se nuk ka asnjë evidencë që ka probleme, ndërsa si shembull ka sjellë Britaninë e Madhe duke thënë se atje ka pasur miliona vaksinime dhe nuk është shfaqur asnjë shqetësim.

Të fundit

Temperatura deri në 35 gradë Celcius/ Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Vendi ynë këtë të shtunë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i...

10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

A është e vërtetë që ditët po bëhen më të gjata? Si ishte niveli i detit miliona vjet më parë? A e dinit se...

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, duke kompensuar për të...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

Lajme të tjera

Web TV