Laçi-Partizani 0-0 (4-3) / Daja shfryn për gjykimin: Ishte një 11-metërsh në lojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Laçi ka eliminuar Partizanin por vetëm pas lotarisë së pikës së bardhë, në atë që ishte një kjë kualifikim sfilitës për kurbinasit e trajnerit Shpëtim Duro, teksa ndeshja nuk prodhoi asnjë gol për 120 minuta.

Një ndeshje emocionuese ku nuk munguan rastet e dyshimta, momentet e panikut dhe tensioni. Për sa i përket 11-metërshave, Laçi u tregua më i saktë duke shndërruar në gol 4 nga 5 goditjet, i vetmi që gaboi ishte, Musta, ndërkohë që te Partizani, gabuan Bardhi dhe Cara. Falë këtij triumfi të lodhshëm ku të dy ekipet shpenzuan shumë energji, kurbinasit e Duros kanë siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Por trajneri i Partizanit, Ilir Daja shpërtheu ndaj gjykimit pas eliminimit në Kupë dhe, duke folur pas ndeshjes, ai nuk e fshehu nervozizmin dhe zhgënjimin. “Në Kupë i mendon të gjitha, – tha ai.

– Në pjesën e dytë, kemi bërë shumë mirë dhe u munduam ta fitonim ndeshjen. Natyrshëm që kishim ardhur për një kualfikim. Na mungoi fati në finalizime. Me këtë lojën që bëmë sot, treguam që edhe ndaj Laçit ishim në pjesën më të madhe dominues. Kam keqardhje për eliminimin, por kjo lloj loje të jep garanci për vazhdimësinë.”
“Unë nuk dua të merrem me arbitrin, e kam parë që në lojë që ishte 11-metërsh, mënyra se si e shtyn Çinarin mbrojtësi i Laçit është e ndëshkueshme me 11-metërsh, – ka këmbëngulur trajneri i të kuqve kryeqytetas. Janë edhe 2 situata të tjera që duhen parë. E dominuam totalisht lojën në pjesën e dytë.”

Të fundit

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Uells mistik: “Gjuha uellsiane është shtypur në mënyrë agresive”

Nga Claire Biddles “Shpesh merremi me gjëra thelbësore,” thotë këngëtarja Gwretsien Ferch Lisbeth, anëtare e grupit Tristwch y Fenywod. “Ndjesia e të qenit në një...

Ankorohet në portin e Durrësit jahti luksoz, furnizohet me 600 mijë litra karburant!

Në Portin e Durrësit ka mbërritur “Dragonfly”, një nga superjahtet më të jashtëzakonshme të viteve të fundit. Me një gjatësi prej 142 metrash, ky...

Lajme të tjera

Web TV