Vaksinimi me “AstraZeneca”, Rama: Do të vazhdojmë deri sa të flasë OBSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

 

Nga dita e hënë procesi i vaksinimit është shtrirë në gjithë Shqipërinë. Edhe pse në disa vende të Bashkimit Europian vaksina “AstraZeneca”, është ndaluar, në Shqipëri vijon procesi i vaksinimit të mësuesve dhe pedagogëve. Të ndikuar edhe nga informacionet që kanë ardhur nga kanale mediatike, shumë prej mësuesve në Fier edhe në Vlorë nuk kanë pranuar të marrin dozën e vaksinës, ndërsa disa të tjerë e kanë parë me skepticizëm. Nga qyteti i Durrësit, ku kryeministri Edi Rama ishte i shoqëruar nga ministra e Shëndetësisë, Ogerta Manastrirliu kanë ndjekur procesin e vaksinimit të mësuesve. Sipas kryeministrit, nuk do të pezullohet procesi i vaksinimit, derisa institucionet si EMA *Agjencia Evropiane e Barnave) dhe OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) do të flasin. Kreu i qeverisë nënvizoi se: “Nuk kanë asnjë faj njerëzit që të shqetësohen nga lloj – lloj lajmesh, lloj – lloj lëvizjesh që mund të kenë 1000 arsye. Kjo është luftë e madhe për jetën, por është dhe luftë e madhe tregtare, nuk diskutohet. Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Kanadaja, Belgjika konfirmuan që do vazhdojnë sepse nuk ka asnjë evidencë shkencore dhe nuk mund të ndalojmë vaksinimin thjesht për një dyshim që lidhet me një seri tjetër. Të gjithë, edhe pjesa që ka bërë pezullimin, presin konfirmimin e OBSH-së dhe të EMA-s. EMA është Agjencia Evropiane e Barnave që deri më tani ka konfirmuar vetëm vlerën dhe dobinë e vaksinës dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë luhatje. Nëse do thonë ndaloni, do ta ndalojmë”. Rama tha se ka pasur edhe një komunikim me Britaninë për lajmet që qarkullojnë. “Ajo që unë sot (dje) po flisja me Londrën, është që aty janë bërë miliona vaksina AstraZeneca e nuk ka fare asnjë shqetësim nga askush dhe Agjencia Britanike e ka ri konfirmuar dhe vazhdon vaksinimin”. Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP shprehet se “që nga e shtuna deri më tani, procesi ka ecur mirë, nuk ka pasur efekte anësore të rënda, gjëra që janë të zakonshme me vaksinën e natyrisht ka një lloj hezitimi me gjithë publikimet që bëjnë mediat”. Sipas Binos mësuesit dhe pedagogët janë hallka më e rëndësishme e shoqërisë për të mos tranportuar infeksionin. “Mësuesit dhe pedagogët janë një nga hallkat më të rëndësishme të zinxhirit të shoqërisë sonë dhe si të tillë po vaksinohen menjëherë pas mjekëve dhe infermierëve, teksa synimi është që deri në sezonin turistik të kësaj vere, shumë hallka të infeksionit nga virusi të këputen falë shtrirjes sa më të gjerë të procesit të vaksinimit”. Vaksinimi i mësuesve ka nisur ditën e shtunë pas mbërritjes së 38.400 dozave të AstraZeneca nga platforma COVAX.

Të fundit

Sherri Shabani-Lapaj, Mërtiri: Përçarja nuk do të thotë se s’ka ideale.

Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ përçarjen brenda lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ mes Lapajt dhe Shabanit. Mërtiri tha se...

E vërteta që rrodhi: WikiLeaks dhe dosja e fshehtë e Afganistanit

Më 25 korrik 2010, bota zuri frymën. WikiLeaks, platforma e themeluar nga Julian Assange, publikoi më shumë se 75 mijë dokumente sekrete ushtarake që...

Alarm në Itali nga virusi i Nilit Perëndimor, 32 raste dhe dy të vdekur

Italia ka konfirmuar 32 raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor dhe dy viktima që nga fillimi i vitit 2025, në një kohë...

Spahiu: Rithemelimi i PD është i vetmi në histori që nuk u rikthye asnjë themelues

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në rithemelimin e PD nuk u rikthye asnjë themelues i kësaj partie. Teksa u ndal tek zgjedhjet e 11 majit, ai...

Kapexhiu flet për Berishën dhe Ramën: Kanë mbetur në histori

Artisti Bujar Kapexhiu, I ftuar në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër thirrjeve për të larguar nga skena politike, figura të...

Lajme të tjera

Web TV