Vllaznia vendos ekipin në “shërbim prove”, 3 ndeshje në dispozicion për “të shpëtuar” nga gjobat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjobitet stafi teknik dhe skuadra, por ka 3 ndeshje në dispozicion për “të shpëtuar”. Klubi i Futbollit “Vllaznia” ka bërë të ditur të enjten se janë gjobitur stafi teknik, por edhe edhe lojtarët, pas paraqitjeve zhgënjyese të javëve të fundit. Megjithatë, nëse kuqeblutë reagojnë dhe u rikthehen rezultateve pozitive të dy fazave të parë, drejtuesit e klubit do të anulojnë vendimet e marra.

Përtej zhurmës që u krijua, fillimisht me shkarkimin dhe më pas me rikthimit në detyrë të trajnerit Tomas Brdariç, nuk ka kaluar edhe aq lehtë gjendja tek Vllaznia. Vazhda e dobët dhe tepër zhgënjyese e ndeshjeve të fundit në kampionat për kuqeblutë, me vetëm 7 pikë të marra në 9 ndeshje, pra, nga nga 27 pikë të mundshme i ka kushtuar kreun e renditjes ekipit shkodran.

Fillimisht u mësuar se trajneri Brdariç është gjobitur me 150,000 lekë, për shkak të rezultateve negative, por tanimë është mësuar se janë marrë masa edhe për lojtarët, aktorët kryesorë të sukseseve apo dështimeve. Me anë të një komunikate zyrtare, Vllaznia, edhe pse nuk përmend shifra, thekson se janë gjobitur edhe lojtarët, me qëllimin për të sjellë reagimin dhe realizimin e objektivit, sigurimin e vendit të Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm.

Nëse kuqeblutë reagojnë dhe u rikthehen rezultateve pozitive të dy fazave të parë, drejtuesit e klubit do të anulojnë vendimet e marra. “Klubi i Futbollit “Vllaznia”, pas rezultateve të dobëta të ekipit në ndeshjet e fundit të shoqëruara me performancë të dobët, analizoi me qetësi përgjegjësitë për të gjithë stafin teknik si dhe lojtarët e aktivizuar, – shkruhet në njoftimin e klubit shkodran, të postuar në profilin e vet në rrjetet sociale.
Një njoftim që më tej vijon: “Duke qenë se në asnjë rast penalizimi nuk përbën qëllim në vetvete kemi marrë masa disiplinore dhe sanksione financiare me kusht që të ketë një mobilizim të gjithanshëm për rikthimin tek rezultatet pozitive ndaj stafit teknik dhe disa prej lojtarëve të cilët besojmë se kanë të gjithë potencialin dhe mundësitë e duhura për të arritur objektivin që klubi i ka vënë vetes pjesëmarrjen në Kupat e Evropës.”
“Të gjitha masat paralajmëruese ndaj stafit teknik dhe lojtarëve nuk do të aplikohen nëse ekipi në ndeshjet kryesore në vazhdimësi do të arrijë të marrë rezultate pozitive të cilat rrisin besimin tek publiku dhe garantojnë objektivin sportiv”, – përfundon njoftimi Klubit të Futbollit “Vllaznia”.

Lexo edhe :  Igli Tare bën gati detajet! Po huazon sulmuesin e madh nga Premier League

Sidoqoftë, skuadra shkodrane ka hedhur një hap në drejtimin e duhur në mesjavë, duke mundur minimalisht Korabin dhe duke siguruar vendin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Por vendimtare do të jenë 3 sfidat e radhës në kampionat, ajo kundër Kastriotit në fundjavë në Kamëz, por edhe dy sfidat e hekurta të 10-ditëshit të parë të prillit, me Partizanin në shtëpi dhe me Laçin në fushën e këtij të fundit.
Lajmi i mirë për shkodranët është që përballjet me dy rivalet e kreut luhen pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares dhe trajneri Brdariç do ta ketë grupin të plotë.

Të fundit

Njeriu i gjashtë më i pasur në botë zgjedh Shqipërinë për pushime

Prej disa ditësh, Vlora është bërë destinacioni më i fundit i elitës globale. Miliarderi francez Bernard Arnault, një nga...

“Mund të bëj çfarë të dua me ata”, Trump: BE na ka shfrytëzuar, tani të paguajnë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar Bashkimin Evropian me tarifa më shumë se dyfishin e investimit fillestar të BE-së nëse ky i fundit...

Darwin Nunez i jep “lamtumirën” Liverpoolit, sulmuesi drejt transferimit në Arabi

Liverpooli ka arritur një marrëveshje të plotë me Al Hilal për shitjen e Darwin Nunez, me marrëveshjen që tani varet nga miratimi i lojtarit. Sipas...

“21 janari”, Balla: Berisha urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të kryedemokratit Sali Berisha lidhur...

Personazhi i njohur dhe babai i tij rrihen brutalisht, përfundojnë në spital

Genard Hajdini, personazhi i njohur në rrjetet sociale por dhe në televizion ku angazhohet herë pas here, është dhunuar nga një person në zonën...

Lajme të tjera

Web TV