“57 mijë nxënës zhvillojnë mësim online”, Kushi zbulon sa mësues janë vaksinuar  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se janë 57 mijë nxënës  që vijojnë mësimin online aktualisht, pasi Komiteti i Ekspertëve vendosi që në 10 bashki më të rrezikuara për përhapjen e virusit të mbyllen shkollat e mesme.

E ftuar në studion e ABC, me Juli Xhokaxhi, ministrja tha se janë në pritje të një vendimi të dytë të Komitetit të Ekspertëve.

“Përpiqemi të jemi të kujdesshëm kur japim shifra sepse ndryshojnë nga momenti në moment. Ne përpiqemi që në çdo moment mësuesit e infektuar t’i zëvendësojmë. Edhe në rastet kur kanë bërë tamponin edhe kur kanë shenja dhe i zëvendësojmë. Një nga vendimet më të mira q kemi marrë ka qenë kuota për 1 mijë mësues shtesë për të zëvendësuar. Nuk është konsumuar i gjithë. Në rastet më pik të situatës kanë qenë më pak se 500.

Vendimi i fundit i komitetit ka qenë që në 10 bashki me risk është vendosur që shkollat e mesme të kalojnë online. Nga 4800 mijë nxënës janë 57 mijë që vazhdojnë mësimin online. Presim vendimin e radhës të Komitetit të Ekspertëve nëse këto shkolla do të vazhdojnë online. Në të Gjithë Shqipërinë ne po zbatojmë skenarin B, atë të mësimit të kombinuar. Për maturantët kemi vendosur që të bëjnë mësim në klasë. Për ta është shumë i rëndësishëm ky vit. Ne bashkëpunojmë ngushtë me njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Janë ata që gjykojnë situatën.

Raste të mbylljes së shkollave kemi patur shumë pak raste por jo për shumë ditë. Kane qen raste për një apo dy ditë për të bërë dezinfektim total të shkollë. Vetëm kemi rastet e 10 bashkive. Rastet e tjera janë shumë sporadike”, tha ministrja.

Lexo edhe :  Samiti “Pact of Free Cities”/Rama:Transformimet në Tiranë, fillimi i një gjerdani veprash

Kushi tha se procesi i vaksinimit të mësuesve po vijon normalisht. Ministrja tha se deri dje janë vaksinuar mbi 6 mijë mësues.

“Deri dje janë vaksinuar mbi 6 mijë mësues. Për mësuesit që kanë humbur jetën gjithmonë rastet janë bërë publike. Meritojnë mbështetej, jo vetëm mësuesit por të gjithë qytetarët. Është një vendim që s’më takon mua, por merret në qeveri. Ka shumë specifika dhe detaje, buxhetin e shtetit e dimë”, tha ministrja.

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV