Manastirliu: Kemi qenë që në fillim të bindur për AstraZenecan 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu takoi nga afër disa nga mësuesit të cilët u vaksinuan ditën e sotme me AstraZeneca në gjimnazin “Qemal Stafa” në kryeqytet. Manastirliu u ndal tek vendimi i djeshëm nga EMA që deklaroi se AstraZeneca është e sigurt dhe efektive, duke theksuar kanë qenë të bindur që në fillim për këtë gjë.

Ministrja theksoi se vaksinimi është garancia më e madhe në luftën përballë COVID, duke shtuar se ditën e sotme është ulur edhe hezitimi i ditëve të para në radhët e mësuesve.

“Kemi qenë që në fillim të bindur për AstraZenecan. Ekspertët tanë na kanë rekomanduar vazhdimin e vaksinimit., Kjo është mbrojtja dhe garancia më e madhe. Që prej fillimit të vaksinimit të mësuesve, në Tiranë janë hapur 7 gjimnaze si qendra vaksinimi.

Është ulur hezitimi që kemi pasur ditët e para. Ajo që ne kemi ofruar është informacioni i bazuar në shkencë. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të këputur zinxhirin e infeksionit.

Autoriteti Europian i Barnave që është EMA,  dje kanë deklaruar se AstraZeneca ofron mbrojtje edhe më të lartë se është konstatuar në fazat e para. Kemi marrë masa për të vijuar këtë proces të vaksinimit që të gjithë mësuesit të sigurojmë mbrojtjen e tyre. Janë më shumë se 6100 mësues janë vaksinuar“, u shpreh ministrja.

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV