Nuk ka më panik, EMA jep “ok” për AstaZeneca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

 

Vaksinat “AstraZeneca” që erdhën para një jave në Shqipëri ngjallën dyshime tek mësuesit, të cilët ju erdhi radha të vaksionoheshin. Shumë prej tyre u vaksinuan, por shumë të tjerë hezituan të marrin vaksinën, meqë shumë vende të Evropës e ndaluan atë. Lajmi i mirë erdhi. “AztraZeneca” nuk shfaq komplikacione duke vijuar sërish vendet që “e braktisën” ta rifillojnë fushatën e vaksinimit. Dje Agjencia Europiane e Barnave ka dalë në përfundimin se vaksina “AstraZeneca” do të vazhdojë të injektohet, pasi nuk paraqet rrezik për qytetarët. Sipas Agjenncisë, vaksina nuk shoqërohet me një rritje të përgjithshme të rrezikut të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut. “Kemi mbërritur në një konkluzion të qartë shkencor. Astra-Zeneca është një vaksinë e sigurtë dhe efektive. Përfitimet janë shumë herë më të mëdha se sa risqet. Vaksina nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të përgjithshëm të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut. Provat në botën reale, sugjerojnë që vaksina ka një efektshmëri edhe më të lartë se sa ajo e treguar gjatë testeve”, thuhet në deklaratën e EMA. Në këtë kontekst Agjencia e Barnave ju ka bërë thirrje qytetarëve që ta marrin vaksinën. “Në fushatat e gjera të vaksinimit, është e zakonshme që vendet e ndryshme të sinjalizojnë efekte të mundshme negative pas imunizimit”, tha organizata në një deklaratë për të “justifikuar” sjelljen e 24 vendeve europiane që braktisën procesin. Sipas saj, jo domosdoshmërish problemet që ndodhin janë të lidhura me vaskinën. “Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se incidentet janë të lidhura me vetë vaksinimin, por është praktikë e mirë që ato të hetohen”, thuhet në deklaratën e Agjencisë Europiane të Barnave. Pas këtij vendimi, ka ardhur dhe një reagim nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrejte sociale, shkruan se tashmë mbetet që të mos ndërpritet procesi i vaksinimit në mënyrë që të shkëputet hallka e zinxhirit të infektimeve . “Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës “AstraZeneca”. Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita”, shkroi kryeministri Rama. Pas publikimit të këtij njoftimi nga EMA ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Në faqen e saj të Facebook ajo ka hedhur deklaratën e EMA për të qetësuar mësuesit në fillim dhe qytetarët që do të marrin injeksionin  e “AstraZeneca”. Ndërsa ministrja e Arsimit Evis Kushi në lidhje me vaksinimin e mësuesve tha se mësuesit kanë të drejtë të vendosin vetë se kur do ta marrin dozën e vaksinës. “Mësuesit kanë të drejtë që ta vendosin vetë nëse do ta bëjnë tani apo në një moment të dytë, pasi mund të ketë mësues që sapo e kanë kaluar koronavirusin. Dozat janë të mjaftueshme për të gjithë mësuesit dhe pedagogët. Është në dorën e tyre ta bëjnë tani apo më vonë. Dozat që kanë ardhur janë të certifikuara dhe monitorojmë çdo mësues”, u shpreh Kushi.

Lexo edhe :  Protestë para DASH/ Shkarkimi nga puna i 1.300 punonjësve, e pranishme edhe Yuri Kim

Vaksina Kineze dhe Ruse

Ambasada Kineze në Shqipëri tha se hyrja e vaksinës kineze në Shqipëri ka të bëjë me një sërë problemesh teknike, por shtoi se nëse pala shqiptare ka interes për vaksinën kineze, mund të kontaktojë direkt me kompanitë përkatëse kineze. “Kina mbështet me vendosmëri bashkëpunimin ndërkombëtar mbi vaksinën anti Covid-19. Kina dhe Shqipëria gëzojnë një miqësi tradicionale, rruga e komunikimit midis dy palëve për zhvillimin e bashkëpunimit mbi vaksinë është e hapur. Hyrja e vaksinës kineze në Shqipëri ka të bëjë me një sërë problemesh teknike. Në qoftë se pala shqiptare ka interes për vaksinën kineze, mund të kontaktojë direkt me kompanitë përkatëse kineze, ambasada kineze është e gatshme të japë asistencë të nevojshme”, tha Ambasada Kineze. Ajo tha se Kina mund të ofrojë mbështetjen e nevojshme. “Gjithashtu, kemi kënaqësi të shohim që Shqipëria të sigurojë sasi të mjaftueshme të vaksinës nëpërmjet rrugëve të ndryshme dhe kemi dëshirë për të ofruar mbështetje të nevojshme”, deklaron Ambasada Kineze.

Të fundit

E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23...

Do të shuhej për 18 minuta/ Ç’do të ndodhte me botën në rast të një apokalipsi bërthamor

Sulmet izraelite dhe amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane e kanë rikthyer çështjen e luftës bërthamore në qendër të vëmendjes globale. Ekspertët shtrojnë pyetjen nëse Teherani...

Ncuti Gatwa në dramën e tij të re Shekspiriane, të ndezur dhe të ngarkuar me erotizëm

Nga David Jays “E mendoj si një lojë elizabetiane seksi dhe e rrezikshme mes një maceje dhe miu.” Kështu e përshkruan Ncuti Gatwa projektin e...

Startup-i i Mira Muratit, deri më tani vlerësohet 12 miliardë dollarë

“Thinking Machines Lab”, startup-i i inteligjencës artificiale i themeluar nga Mira Murati, ish-shefja e teknologjisë në OpenAI, ka njoftuar se ka siguruar rreth 2...

Miratohet rregullorja e re e Kategorisë Superiore, ja cilat janë risitë e fazës “Final 4”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka miratuar rregulloren e re për fazën “Final 4” të kategorisë “Abissnet Superiore”. Sipas rregullores së re në fazën “Final 4”...

Lajme të tjera

Web TV