Edmond Haxhinasto: Dhuna si frikë e mazhorancës për humbjen e pushtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i LSI-së, ish-ministri Edmond Haxhinasto, në një intervistë për gazetën “Fjala” komenton situatën politike në vend. Si e sheh rolin e kreut të shtetit Ilir Meta në këto zgjedhje, pritshmëritë e LSI-së dhe incidentet e ditëve të fundit në Elbasan dhe Tiranë.

 

Nga Aurela Xhika

 

 Z.Haxhinasto shohim një rol të shtuar të presidentit Meta sa i takon zgjedhjeve të 25 prillit. Sjellim në vëmendje përplasjen tek zyrat e FRD-së, kur presidenti zbriti personalisht në terren. Është kjo një sjellje normale e tij?

Mendoj se çështja kryesore është mungesa e normalitetit në jetën politike shqiptare dhe në të gjithë konteksin politik shqiptar, ku kemi nje uzurpim të të gjithë pushteteve nga njëra forcë politike, përdorimine  të gjithë aparatit shtetëror në funksion të një partie të caktuar. Për zgjedhjet e ardhshme, në funksion të këtij qëllimi janë edhe administrata bashkiake, siç në rastin konkret dhe ku diferenca është e qartë. Këtu nuk bëhet fjalë për ligjshmëri përsa i takon një kontrate për një ambient, por bëhet fjalë për përdorimin e momentit politik ose goditja e një partie politke në momentin që ajo reshtohet si parti opozitare. Veprimi i presidentit ka dhënë një mesazh që kjo nuk mund të ndodhë, nuk mund të përdoret makineria shtetërore as makineria bashkiake për të cënuar një konkurim të lirë dhe të ndershëm. Ligjshmëria është ligjshmëri padiskutim, por në këtë moment politik duhet të kemi të gjithë përmbajtjen dhe përgjegjshmërinë dhe të realizojmë atë që duhet të realizojmë, zgjedhje të lira dhe të ndershme. E ardhmja e Shqipërisë dhe integrimi i saj varen pikërisht nga këto zgjedhje.

Presidenti ka ashpëruar edhe thirrjet së fundmi për zgjedhje të lira edhe të ndershme. Sa e përfshirë është opozita në dhënien e kësaj garancie?

Presidenti ka fuqinë e tij politike, ai është mbi palët, por askush nuk e pengon atë që të japi mesazhe që të kontribuojnë për të zhvilluar një proces të lirë dhe të ndershëm. Mendoj që presidenti është mbi palët politike, është garant i Kushtetutës, por e gjithë ngrehina e këtij shteti, Kushtetuta dhe legjislacioni operojnë në një kontekst demokratik dhe kur flasim për zgjedhje të lira dhe të ndershme po flasim për themelet e kësaj ngrehine politike. Ruatja e demokracisë patjetër që nuk mund të përjashtohet si detyrë, përgjegjësi dhe angazhim edhe e presidentit.

Opozita braktisi parlamentin, nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale të 2019. Mendoni se këto dy akte do të kenë një ndikim negativ tek qytetarët, që do të sjellë më pas edhe më pak vota kundrejt jush?

Un nuk e mendoj kështu, mendoj se ndjeshmëria e qytetarëve është e jashtëzakonshme për të realizuar një rotacion politik. Një nga faktorët që ka çuar në këtë perceptim kaq dominat tek publiku për të realizuar rotacionin është pikërisht edhe sjellja e mazhorancës në parlament, duke bullizuar opozitën, duke mos e trajtuar si një partner të barabartë, duke ushtruar dhunën e forcës dhe të mazhorancë dhe duke mos u  imponuar me forcën e moralit, por me moraline forcës dhe të shumicës dhe besoj se të gjtiha këto kanë ndikuar tek ky perceptim i gjërë publik, i cili është shumë i qartë, kërkon rotacion dhe nuk bëhet fjalë vetëm për emra të përveçëm personash që janë në pushtet dhe që do jenë nesër, por bëhet fjalë për demokraci sepse kur një forcë politke nuk e mban fjalën, nuk i mban premtime, vjen në pushtet pa asnjë vizion, pa asnjë program të mirëfilltë, pa premtime të konsoliduara serioze përpara qytetarëve, një forcë e tillë politke nuk ka pse të qëndrojë në pushtet, ajo dueht të largohet me votë të lirë dhe të ndershme. Është një mësim ky për demokracinë, është mësim edhe për çdo forcë politike që do të jetë në pushtet pas 25 të prillit që premtimet që i bëhen qytetarëve janë “Bibla e qeverisjes”, janë ato që duhen zbatuar me doemos, pasi qytetarët atë kanë pikë reference, aty të vlerësojnë, sa integritet ke, sa forcë politike të ndershme ke, sa vizion dhe të drejtë ke për të qeverisur qytetarët e këtij vendi.

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit kanë nisur edhe përplasjet e para të mbështetësve të partive politke, përmendim këtu rastin e Ditës së Verës në Elbasan. A është nevoja për një tension të tillë në këtë prag zgjedhor dhe a mendoni se do të ketë një agravim të situatës në ditët në vijim?

Veprime të tilla janë totalisht të gabuara, të dënueshme pasi zgjedhësit nuk kanë nevojë për shenja dhune për të treguar forcën e njërit apo të tjetrit. Besoj se përdorimi i dhunës, qoftë ajo edhe verbale është një shprehje e frikës që mazhoranca ka për zgjedhjet e ardhshme, por pavarësisht nga përpjekjet për të intimiduar elektoratin, për të përhapur një kulturë ose një dnjenjë të frikës mendoj që metodologji është totalisht e dështuar, e falimentuar. Qytetarët e dinë shumë mirë që është e drejta e tyre sovrane për të shkuar te kutia e votimit dhe për të shprehur vullnetin e tyre të lirë. Republikat demokratike janë të bazuara mbi votën e lirë, këtë nuk mund ta tjetërsojë asnjë grup kriminal as një grup dhunë, qytetarët e dinë shumë mirë dhe un jam i bindur që veprime të tilla do të kthenen në boomerang, pasi njerëzit do ta ndërshkojnë çdo forcë politike që i drejtohet dhunës për të arritur objektivat politikë. Demokracia nuk funksionon me anë të dhunës, por mbi bazën e ofertave që i jepen qytetarëve, të cilat më pas duhet të realizohen me përgjegjshmëri maksimale.

Haxhinasto jeni i 6 në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, sa i kënaqur jeni me këtë renditje?

Un vij nga një ekperiencë e gjatë politike, vij edhe nga një eksperiencë në qarkun e Elbasanit, ku si në vitin 2013, ashtu edhe në 2017-ën, për zgjedhjet e përgjithshme, por edhe zgjedhjet lokale ku kemi patur rezultate gjithmonë në rritje, kështuqë vlerësoj se ka qënë një kontribut dhe padiskutim që ka qënë edhe një shpërblim për punën që LSI ka bërë në këtë qark, vij nga një ekperiencë shumë e gjatë në ekzekutiv, kam qënë disa herë ministrër, kam qënë në poste drejtuese të LSI-së këshqtuqë unë jam shumë i qetë dhe i qartë që investimi im politik duhet të vazhdojë t’i shërbejë qytetarëve. Për mua ka shumë rëndësi t’i shërbej qytetarëve në pozicione politike, në parlament si përfaqësues apo në pozicione të tjerë, qoftë ekzekutiv apo pozicione të tjera, kështuqë mendoj se nëse do të adaptohet fryma e ekipit, pavarësisht nga numri që je në listë besoj se sfidën për të garantuar mbështetje tek qytetarët e kanë të gjithë anëtarët që marrin pjesë në listë. Është një sfidë e bukur sepse çdo përfaqësues, çdo funksionar apo ish-funksionar duhet të marrë atë konfirmimin nga qytetarët dhe të shohë nëse veprimtaria e tij apo e saj ka qenë veprimtari që i ka shërbyer njerëzve dhe në fund të fundit janë njerëzit që do të vendosin nëse Edmond Haxhinasto, i gjashti në listë do të shkojë në parlament apo jo.

Ju jeni i deleguar në njësinë nr 4 dhe keni përballë një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste z. Arben Ahmetaj. Si e shikoni këtë “betejë” me ministrin e rindërimit?

Z.Ahmetaj përfaqëson mazhorancën me gjithë problematikën që ka kjo mazhorancë dhe padiskutim që përballja është kryesisht me fenomenet që ka sjellë kjo mazhorancë dhe kjo qeverisje. Këtë e kam konfirmuar edhe nga perceptimi shumë i qartë i qytetarëve të njësisë nr.4, të cilët duan një ndryshim, një rotacion sepse mendojnë se mazhoranca aktuale ka bërë shumë premtime që nuk i ka mbajtur, ska mbajtur premtimet për punësimin, për uljen e taksave, për shëndetësinë falas, për një shkollim të mirë dhe si produkt i këtyre politikave të gabuara ose dështimeve për të realizuar premtimet, shqiptarët sot janë të pakënaqur, tepër të mërzitur. Shqiptarët e shikojnë zgjidhjen duke u larguar nga vendi, largimi ka qenë masiv vitet e fundit dhe këto janë produktet e kësaj qeverie dhe unë jam i bindur që mazhoranca do të përpiqet me makineritë e saj të jashtëzakonshme propagandistike që të paraqesë një realit tjetër tek qytetarët me ngjyra, me shifra, me lule, por në fund të ditës kanë rëndësi efektet që kanë sjellë këto politika dhe efektet janë shumë të dhimbshme për qytetarët. Ka një zhgënjim total nga qeverisja, ka një mërzitje shumë të madhe, ka një mungesë shpresë për situatën për përmirësimin e saj dhe e shikojnë mundësinë tek rotacioni, një pjesë shumë e madhe, ndërsa një pjesë tjetër tek largimi dhe ky është produkti i qeverisjes së kësaj mazhorance.

Rreth sa mandate parashikoni të siguroni në Tiranë?

Unë pres që opozita e bashkuar të jetë një mazhorancë e kosoliduar e cila të realizojë objektivat e saj shumë serioze, së pari për të adresuar problemet e mëdha që ka vendi, papunësinë, koston e lartë të jetesës, shumë problem të tjera që kanë të bëjën me demokracionë apo institucionet. Këto problematika, ne jemi të bindur që opozita e bashkuar do ta realizojë duke garantuar një mazhorancë solide në zgjedhjet e 25 prillit dhe pastaj të realizojë edhe vizionin e saj për të qënë një Shqipëri europiane, për një Shqipëri ku shqiptarët të ndihen si në shtëpinë e tyre, ku qytetarët ta shikojnë të ardhmen në vendin e tyre, te një qeverisje e cila i shërben atyre dhe nuk kujtohet për qytetarët vetëm kur ka fushata zgjedhore. Kjo është pristhmëria ime që rezultati të jetë shumë i qartë shumë i konsoliduar për një mazhorancë që do ta transformojë këtë realitet të zymtë që ka Shqipëria sot.

Dy figura të rëndësishme të partisë suaj z. Lefter Koka dhe z. Nasip Naço janë tashmë pjesë e listës së PS-së, ku të dy janë të pozicionuar në një zonë të gjelbër. Si e komentoni ju përfshirjen e tyre në këtë parti politike?

Janë zgjedhje personale të tyre, partitë janë organizma të gjallë, dikush largohet e të tjerë afrohen. Në LSI kanë ardhur me dhjetëra e dhjetëra drejtues nga Partia Socialiste dhe vijnë çdo ditë. Njerëzit bëjnë zgjedhjet e tyre dhe janë përgjegjës për këto zgjedhje.

Haxhinasto, ju keni qënë edhe një ndër hartuesit e programit të LSI-së, ku keni renditur edhe disa dështime të qeverisë Rama gjatë këtyre 8 viteve. Çfarë do të sillni ju ndryshe?

Në mënyrë të padiskutueshem do t’i bëjëm gjërat siç duhet, do merremi me trajtimin e problemeve akute që ka vendi, do e kthejmë vendin në një normalitet demokratik, duhet të merremi seriozisht me ekonominë, me investimet, të krijohen mundësi të barabarta me të gjithë, të hapet ai rrethi i ngushtë që është rreth qeverisë dhe është përfitues i të gjitha të mirave material që vijnë nga paratë publike. Ne duhet të merremi seriozisht edhe me papunësinë, me një punësim të mirëpaguar, vizioni ynë është që të përmirësojmë jetën e qytetarëve, ka të bëjë me kostone jetesës, me shërbimet e shëndetësisë, arsimit. Një gjë madhore që ne kemi shumë të rëndësishme në programin tonë është arsimi, pasi mendojëm që çdo shoqëri arrin një nivel më të lartë të përparimit të saj mbi bazën e arsimit dhe në këtë aspekt duhet investuar, ka qënë premtimi për të inevstuar 55 të GDP vë vitin 2013 dhe nuk është realizuar as tek 50% i kësaj. Këtë e shikoni qartë edhe tek 5-së prioritet që LSI i ka të panegociueshme që janë: formalizimi i ekonomisë, vendosja e taksës së arsimit prej 1% dhe të gjitha politikat e tjera që lidhin arsimin me prodhimin, zonat e lira për krijimin e një klime sa më të favorshme për investime, mbështetja për bujqësinë dhe blegtorinë, programi që dekurojan emigrin , programi nga bebja në bebe që është hapja e fondeve për fëmijët. Ne mendojmë që të gjitha këto politka dhe prioritete do të trajtojnë problemet akute që ka vendi, papunësinë, mungesën e shpresës që do të krijojnë çlirimin e  një energjie të re  në shoqërinë tonë, për ta përgatitur atë për integrimin europian.

 

 

Të fundit

Skemë tjetër pensionesh/ Kush do paguhet më shumë?

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka...

E ironizoi publikisht, Ermal Mamqi i përgjigjet Rezart Veleshnjas?

Ermal Mamaqi duket se i është përgjigjur indirekt Rezart Veleshnjajt pasi e ironizoi publikisht. Ai ka publikuar të dhënat e interaktivitetit të tij në...

Meri Shehu paralajmëron që të keni kujdes në këtë datë/ Shenjat me fat për këtë javë

Në aspektin astrologjik, java do të mbizotërohet nga energjia pozitive e planetëve. Sipas parashikimit nga Meri Shehu vijnë surpriza e lajme shumë të rëndësishme...

Kunata tregon bisedën e fundit me Alma Arrazin:Po ta dija se do mbytej s’do e kisha lënë

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Shkodrës, që mbylli në burg Erdgys Arrazin, babain e 3 fëmijëve dhe gruas së tij të mbytur, në...

Ekspertët bien dakord, ky është i vetmi model flokësh që mund t’i shkojë kujtdo

Brigitte Bardot ka frymëzuar gjenerata të tëra me klasin, pamjen dhe sharmin e saj. Aktorja franceze ka tipare dhe stil të pa ngatërrueshëm me...

Lajme të tjera

Web TV