Rama: Revolucioni digjital eleminoi pritjet e gjata dhe punën e biznesit 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në kuadër të fushatës zgjedhore të 25 prillit këtë të premte ka bërë prezantimin e programit të PS-së në lidhje me biznesin.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij është shprehur me me punën e bërë nga qeveria me revolucionin digjital është bërë i mundur përballimi më së miri i sfidave të pandemisë.

Rama ndër të tjera ka theksuar se shteti nuk mund të bëhet me taborin e krushqëve të opozitës, pasi duhet punë dhe llogaritje.

Sikur Covid të kishte zbritur në vendin tonë do na kishte bërë mish për top, nëse do të kishte zbritur 7 vite më parë. Si do të merreshin lejet për të dalë, për punë nëse nuk do të ishte revolucioni digjital. Si do të hynin në mësim online 5% e këtij vendi nëse  ne do të mbyllnim shkollat dhe s’do të kishim këtë revolucion. Kush e bënte këtë ato që krenohen me atë që lanë pas, nga pse-ja e madhe që populli i nxori me shkelma. Ato që kthehen me një tabor krushqish një më shumë se tjetri me bëmat e bëra që nuk kanë lidhje me atë.

Sot janë mbi 4 milionë aplikime që janë bërë dhe kanë marrë përgjigje për shërbime dhe janë bërë pa kontakt fizik me askënd pa mundësi zgjatje dore për të marrë lek dhe tërheqje dore me lekët e marra bashkish. Janë  1307 074 biznese dhe qytetarë të shërbyer online drejtpërdrejt në sensin e veprimeve që kanë bërë.

Sa kohë është kursyer, kohë që do të ishte humbur, dhe ne e kemi bërë llogarinë 7×7 bëjnë 49 dhe jo 47, dhe janë 300 vjet radha e radha që ne kemi kursyer me revolucionin digjital”, ka thënë Rama.

Lexo edhe :  Shqipëria, lider për energjinë e rinovueshme

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se në kohën e qeverisje së si janë eleminuar marrja dhe grumbullimi i radhëve nëpër institucione dhe tashmë bizneset vetëm me një klikim online mund që të bëjnë të mundur dhe marrjen apo dhënien e të dhënave për të cilat kanë nevojë.

“Biznesi me një ndalesë të vetme kryen të gjithë ciklin që i duhet në raport me shtetin, ndërkohë që deri më dje këto marrëdhënie ishin një kalvar kontaktesh. Do të kishim një mal disa herë më të lartë se Himalajt, ky është fakt, ndërkohë që nuk është dashur asnjë letër për atë që kanë hyrë në këtë proces. Biznesi ka një proces edhe unë e kam një të tillë se si i bëhet që përfundimisht edhe në derën e çdo njërit që ka një biznes të hyjë revolocioni digjital dhe jo inspektorët dhe taborët që shkojnë për kontroll për shtetin dhe insistojnë për ryshfetin. Kjo është pjesë për planin tonë të biznesit.

Të gjithë marrëdhëniet, marrëdhëniet, biznes shtet, biznes konsumator të gjitha online. Një tru elektronik te Agjensia Kombëtare e të Ardhura ku procesohen të gjitha transaksionet që bëhen dhe nuk është më drejtori x, shefi y dhe banda e tij e vogël që synon se ku të shkojë e të godasë por është truri elektronik ai që do të japë sinjale. Është një rënie që lidhet me mbylljen sot të dyqanit sepse pronari ka shkuar sot në dasmë sepse ka pasur për të nderuar dikë në funeral apo për një arsye shëndetësore apo është një hile”, ka thënë ndër të tjera kryeministri.e.su.

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV