“Do më vrisnin edhe mua sikur…”/ Ekzekutimi i ”Mond Çekiçit”, zbardhet dëshmia e shoferit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoferi i Edmond Çekiçit ka dëshmuar për vrasjen e anëtarit të bandës së Durrësit ditën e sotme, raporton BalkanWeb. Dyshohet se autorët ishin tre persona, dhe shoferi thotë se ata ishin të maskuar me kapuça dhe shalle.

Ai shton se atentati ka ndodhur në mëngjes pranë shtëpisë së babait të Çekiçit, teksa ai sapo ka dalë nga makina iku me vrap tek rrugica.

Sipas tij, po të kishte qëndruar ende do e kishin vrarë dhe atë bashkë me Çekiçin, teksa konfirmon se kishte pak kohë që ishte shofer i tij.

”Nuk i kam parë , nuk i njoh kush ishin. Unë kisha pak kohë shofer i Mondit. Në mëngjes pranë shtëpisë së babait të Mondit na preu rrugën një makine e zezë Benz. Ata ishin të maskuar me kapuça dhe shall. Dola menjëherë nga makina dhe ika me vrap tek rrugica ngjitur që është aty ku kishim ndaluar. Po të kisha qëndruar do më kishin vrarë edhe mua. Unë nuk di kush ka patur konflikt me Mondin”- tha shoferi.

Edmond Çekiçi u ekzekutua ditën e sotme në një atentat nga tre persona të dyshuar, ku njëri e qëlloi me breshëri kallashnikovi. Ai ishte i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe ishte në liri me kusht nga Gjykata.

Një automjet i vjedhur u gjet i djegur në Sukth, i cili u përdor nga autorët. Ndërkaq 20 persona janë shoqëruar deri më tani në komisariat për vrasjen.

Të fundit

Pse Enver Hoxha nuk e lejoi Coca-Colën dhe xhinset blu

Në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, shumë gjëra që sot i marrim si të zakonshme – si një...

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

Tetë pasagjerë, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u lënduan pasi një fluturim i Ryanair-it nga Berlini drejt Milanos u detyrua të devijonte dhe të bënte...

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së fundmi ndaj tij. Përplasja filloi kur...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Lajme të tjera

Web TV