Plas grushti mes shqiptarëve/ Të rinjtë ndalojnë makinat në mes të rrugës dhe përleshen (VIDEO)

Një sherr i rëndë mes dy personave ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë, në zonën e “Lakrishtes”.

Nga videoja e publikuar nga Insajderi, shihet se dy të rinj kanë ndaluar në mes të rrugës dhe janë përleshur me njëri-tjetrin.

Ata e godasin njëri-tjetrin me grushte dhe shkelma, ndërsa një person përpiqet t’i ndajë. Arsyet e sherrit nuk bëhen ende të ditura.