Romani “Pajtimi” i Shpendi Topollajt, burim i ideologjisë së pajtimit shoqëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

(Vlerat artistike dhe historike në roman)

Nga Zihni Elezi

“Asht ma burrni me falë, se me marrë gjakun.” 

Atë Zef Pëllumbi

Romani më i fundit i shkrimtarit Shpend Topollaj ” Pajtimi”, është një roman që përmban gjithçka që duhet të ketë një roman, po të kemi parasysh kriteret për romanet e autorëve që klasifikohen si autorë me cilësi. Një roman plot dhimbje,  ku personazhet enden mes dy kohëve, herë tek njëra që është ajo e ferrit komunist dhe herë tek koha postkomuniste, por,  që tani e ndjejnë se midis dy kohëve,  duhet të zgjidhet e tashmja. Shpend Topollaj, në romanin e tij ” Pajtimi”, flet përmes imagjinatës dhe kujtesës, për zhgënjimin dhe brutalitetin, për urrejtjen dhe për alergjinë karshi politikës dhe dramës që shkaktoi ajo gjatë regjimit komunist, si dhe ç’përfytyrimin e individit, duke e kthyer atë në një homosapiens kavie. Satira e mprehtë dhe elegante, thellësia, pasuria e ideve, bukuria e parashtrimit dhe shtjellimit të tyre, qartësia brilante në gjykimet politike dhe filozofike, origjinaliteti i rrëfimeve, gjuha e pasur, nuk përbëjnë vetëm garderobën e tij intelektuale, por dhe romanin, e bëjnë një vepër të veçantë dhe të arrirë.

Me penën e tij, ai bën autopsinë e protagonistëve të romanit dhe na jep realitetin moçalor të atij regjimi që është i aftë vetëm për zhaba, gjarpërinj dhe insekte të shumta gjakpirëse. Me një natyrë hakmarrëse bizantine, autori i romanit “Pajtimi” Shpend Topollai, na paraqet personazhet e tij si Jakovi, një ekspert i kriminalistikës, që për shkak të të bërit karrierë, jo vetëm konformohet në mënyrë të përulur dhe bën jetë sferike duke mos qëndruar në një vënd, por vetëm rrotullohet, por ai arrin deri aty sa që të bardhën ta bëjë të zezë, duke syrgjynosur në këtë mënyrë, Bedriun, një njeri i ndershëm dhe totalisht i pafajshëm. Për interesa të tij meskine, ky hipokrit, me një dorë në bakllava dhe një dorë në revani, ngjan me numurorin në katrin silurues që thirret bocman, duke ulur dhe ngritur flamujtë sipas interesit të tij. Jakovi, nuk ka ideologji, nuk ka doktrinë, për të ato janë thjeshtë kapota për t’u maskuar dhe në thelb të qënies së tij,janë karriera dhe llokmat e pushtetit, ndonëse në kurriz të fatkeqësive të të tjerëve. Gjenerali kryetar dege  dhe oficeri rus i zbulimit Arkadi Vasiljeviç Peshkovi, me tiparet që u ka veshur autori dhe me bëmat e tyre, përfaqsojnë atë shkollë të mendimit politik, e cila bazohet në shkollën bolshevike, ku kundërshtari jo vetëm nuk duhet dëgjuar, por duhet vrarë.

Të brumosur dhe të indoktrinuar, i gjithë soji tyre ka për qëllim të sundojnë, dhe të shkallmojnë me çekanët e tyre dhe me drapërinjtë, duke e katandisur vëndin si kolkozët me fibër fshatare.  Këta brumbuj që rrinë sipër bajgave dhe që janë pa burrëri, e katandisën mësuesin e ndershëm, Hajdarin, në atë farë derexheje, duke xhvleftesuar çdo gjë të bukur dhe krijuese tek ai, si dhe nëpërmjet urisë që duke i gjymtuar edhe mëndjen, shpresonin ta thyenin dhe ta përdornin ashtu siç dinin vetëm ata. Nëpërmjet përshkrimit të këtyre jagove, autori në roman na sjell të gjallë dhe në mënyrë të llahtarshme ferrin që ngriti rregjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj popullit në tërësi dhe të dënuarve politikë në veçanti. Ky ferr, ndryshe nga Ferri Dantesk, ndëshkimin e kishte si në rrethin e Nëntë! Libri vërtetë  është një dëshmi tronditëse e terrorit jakobin dhe krimit shtetëror por mbi të gjitha, ky roman na dëshmon edhe qëndresën burrërore dhe heroike jo vetëm të Bedriut, të Hajdarit dhe të së bijës, Shqipes, e cila mbajti gjallë të atin duke e ushqyer me qumështin e gjirit të bebit të saj, duke u bërë në këtë mënyrë “Vajza që ngjalli Pietatën”, por dhe të atyre mijra shqiptarëve që aspironin dhe therorizoheshin për lirinë.

Lexo edhe :  6 Janar1838/ Samuel Morse prezanton në publik telegrafin

Por megjithë ulje ngritjet e autorit dhe familjes së tij me regjimin hoxhist, dhe me gjithë ndërgjegjsimin e tij se mohimi i së kaluarës është një nga mënyrat më dinake për të përligjur gjithçka që ai regjim ka patur kriminale, ai është partizan i asaj se: “ jeta e njeriut, është shumë më e madhe sesa peripecitë që ai kalon, dhe si e tillë ai është shumë pacifist dhe udhëhiqet nga bindja se: që t’i brejë ndërgjegja, armiqtë e tu, duhet t’i falësh, por jo të harrosh bëmat e tyre”. E keqja, nënkupton autori në romanin e tij, duhet lënë pas, sepse ajo sjell vetëm të këqija. Fundi i romanit dhe nga vetë titulli ” Pajtimi”, është sinteza e te gjithë librit, ku Rezarti, i biri i Jakovit, dhe Kaltrina e bija e Bedriut, në emër të dashurisë së tyre, këpusin zinxhirët e hakmarrjes dhe e celebrojnë me dashuri, fejesën e tyre.    Përveç vlerave artistike dhe letrare që ka romani ” Pajtimi” i autorit Shpendi Hulësi Topollaji, ai mbart gjithashtu dhe vlera historike, sepse është gjithmonë në interesin e një kombi që të ndriçojë sjelljen e tiranëve të cilët sapo marrin pushtetin e ngrejnë sundimin e tyre, duke maskuar arbitraritetin dhe violencën ndaj popullit. Nuk mund të lesh pa përmendur këtu dhe personazhin në roman që autori na e sjell si deputet, dhe ku në mishin dhe kockat e tij çfaqet babëzia për përfitime dhe korrupsion. Ha Muço, pi Muço! Kjo është deviza jo vetëm e heroit deputet të romanit, por e të të gjithë sorollopit të tij, të cilët nëpërmjet partive të tyre në demokraci janë kthyer në karroca muti që shtyhen nga këta rrufjanë politikë dhe nga këta kodoshë që janë jashtëqitja e kombit. Këta kopukë, kur marin nuse dhe sidomos kur të bëjnë dhëndërr dhe të japin vajzën e tyre për grua, sigurohen një herë që e kanë shtatzënë, me qëllim që ta lejnë kopilin në derë. Këta lumpenë nëpërmjet individëve karizmatikë dhe demagogë, trullosin me anë të populizmit dhe godasin elitën e vëndit dhe talentin e tyre. Qysh më 1776, Rusoi thoshte: “Barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jonë, nesër ajo do na therë kur t’i vijë qejfi i vet.” Urrejtja e cila ka lindur përnjëherësh me njeriun, është e përbotëshme dhe refleksi i saj, nuk kondicionohet as me diktaturat, as me demoracitë.  Duke e komplimentuar autorin Shpendi Topollaji, si pelegrin në krijimtaritë e tij letrare, po e mbyll analizën time me dy vargje të poezisë së shkrimtarit të famshëm Ismail Kadare:  “Ka patur vite të mamuthëve,/ Por kohë të tyre nuk ka patur.”!

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV