Braçe: As për karrierë, as për karrige pushteti, por zgjidhjen e halleve të njerëzve të ndershëm!  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministri Erion Braçe në një postim të gjatë ka treguar se e dashuron punë e tij jo për karrige pushteti, karrierë apo që të hyjë në histori, por për të qenë pranë njerëzve të thjeshtë dhe zgjidhur hallet e njerëzve të ndershëm. Duke përmendur punën dhe takimet që ka zhvilluar në këto 8 vite me njerëzit, Braçe shprehet se ajo që ka pëlqyer ishte mundësia për t’u dhënë zgjidhje problemeve të tyre.

Kritikat dhe vlerësimet, shkruan Braçe të bën një njeri më të mirë, dhe të bën me më shumë shokë, miq gjithashtu.

“Të bashkon në modestinë e përulësinë e njerëzve të zakonshëm. Ndaj e dua këtë punë! As për karrierë e as për historinë; T’i gjendesh tjetrit në nevojë, të ndihmosh tjetrin në hall, të zgjidhesh bllokimet e atij që punon me mund e nder, të bësh një ëndërr realitet. Është më shumë se një karrige pushteti, është bashkim zemrash e shpirti”, shkruan ndër të tjera Braçe.

Postimi i plotë i Erion Braçes: 

Java e tretë nis pas pak; me njerëzit, me njerëzit, me njerëzit! Në dy javë kemi ecur shumë, takuar shumë, folur shumë, kudo, në Cermë siper, në Ppasha, në Shënepremte, në Divjakë, në Zharnec, Mizë, Xeng, Dushk Can, Shënkollas, Hallvaxhias, Gërmenj, në Kryekuq, Kamenicë, Gur, në Goricaj, Sopez, Korije, Mertish, Gradishte, Spolate. Në anën tjetër, në Cukas, Allkaj, Delisufaj, Lifaj të ri, Bicakaj, Mazhaj, Toshkez, në Lifaj të vjetër, Rrupaj, Kadiaj, Krutje të poshtme, Zhyme, në Imshte, Gjonas, Halilaj, në Gorre, Lumth, Rrapez. Kemi qenë lagje më lagje fshati dhe kjo është e reja, kemi ecur, ndaluar, trokitur në derë, takuar e komunikuar me shumë njerëz se asnjëherë!

Lexo edhe :  VIDEO/ Berisha mesazh shqiptarëve në Gjermani: Votoni CDU dhe kancelarin Fridrich Merz

E mira e pandemisë dhe e fushatës në kushtet e saj ishte kjo; Ikëm nga takime klubesh e alkooli dhe jemi në ajër, në dritë të diellit e ballë për ballë me cilindo! 8 vite me radhë, 4 vitet e fundit po e po, kemi qenë me njerëz, jemi gjendur për çdo njeri, kemi bërë për ta, shumë, por duhet edhe më shumë! Ndaj këto ditë, këto javë më pëlqejnë pafund, kam kuptuar se të dëgjosh, pranosh kritika por edhe vlerësime, të dëgjosh ëndrra fëmijësh, të jesh një pikë referimi për këdo që do mbështetje për problemin apo hallin e tij, të bën një njeri më të mirë, të bën edhe me më shumë shokë, miq gjithashtu.

Të bashkon në modestinë e përulësinë e njerëzve të zakonshëm. Ndaj e dua këtë punë! As për karrierë e as për historinë; T’i gjendesh tjetrit në nevojë, të ndihmosh tjetrin në hall, të zgjidhesh bllokimet e atij që punon me mund e nder, të bësh një ëndërr realitet. Është më shumë se një karrige pushteti, është bashkim zemrash e shpirti!

Ditë e re, javë e re, stinë e re, njerëz të rinj-një histori e vërtetë, përtej fisit, kushërinjve, krushqive; një histori pune, vlerësimi, mirënjohjeje ndaj gjithkujt.

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV