Në 5 vite martesë, një natë fjetëm bashkë/ E martuar me dhunë, vjehrra mbante nusen në krevat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edmira Allamani nga Tropoja trondit me rrëfimin e jetës në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, kur shpërthen në lot teksa tregon dhunën barbare që ish-bashkëshorti ushtronte mbi të dhe djalit të tyre me probleme në spektrin autik.

“U martova pa dashuri me një djalë nga Burreli. Kam vuajtur që ditën e parë të martesës, pasi familja e burrit më mashtruan për njeriun e jetës. Pas dy javësh zbulova se ai kishte probleme shëndetësore dhe me alkoolin. Babai i tij nxitoi të na martonte, sepse i dinte problemet e të birit. Ai ishte shumë agresiv dhe në pesë vite martesë, një natë kemi kaluar bashkë. Kurrë nuk është mjekuar për sëmundjen e tij. Punonte dhe lekët ja jepte nënës. Unë jam trajtuar si objekt në këtë martesë”, shprehet 33-vjecarja.

Shtatori i vitit 2018 do të arrinte kulmin me momentin më të vështirë të nënës dhe vogëlushit, të cilët i shpëtuan vdekjes duke u larguar përgjithnjë nga ai ferr. I ati nuk e deshi kurrë të birin duke mos kursyer mbi të as shkelmin në kraharor.

“Shkoja në punë me shenja dhunë në fytyrë. Nën efektin e alkoolit më dhunonte shumë herë. Me 16 shtator të vitit 2018 e kam denoncuar për herë të parë, pasi vuri dorë mbi djalin e sëmurë. Isha vetëm me djalin, kur pasi na kyçi në dhomë filloi të na dhunonte. Shpesh më linte edhe pa ngrënë. Ai hante darkë me familjarët e vet, unë në errësirë me djalin. Arriti kulmin një nga ditët kur po ushqeja djalin me gji. Ai ma mori nga krahët dhe e hodhi përtokë, duke i vendosur këmbën mbi kraharor. Vrapova për të marrë djalin dhe ia mbatha nga ballkoni. Që nga ai moment nuk u ktheva më në atë shtëpi”, tha e reja.

Lexo edhe :  Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, procedohen administratorët e 3 Exchange-ve

33 vjeçarja iu drejtua emisionit “Pa Gjurmë” me një apel për ndihmë, për të birin 4-vjeçar me spektrin autik.

“Djali është 4 vjeç dhe ka nevojë për terapi. Shtëpi nuk kam dhe dhoma ku jetoj është thuajse e pabanueshme. Gëzimi im më i madh ka qenë dita kur u bëra nënë. Djali sa herë stresohet mbulohet me gjak nga hundët. Jam pa rrugëzgjidhje. Atij i mungon dashuria e babait, jo paratë e tij. Dua ta shoh fëmijën të gëzuar si të tjerët”, shprehet ajo.

/Shqiptarja.com

Të fundit

“Kafshët ishin të lidhura!”/ Flet shqiptari, ikonë e zjarreve në Greqi me delen në krah

Mes flakëve të zjarrit që përfshinë rajonin e Patrës, këto pamje u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra...

Heraklioni, qyteti i fundosur: a mund të përsëritet historia?

Sipas mitit, Heraklioni ishte qyteti ku Helena dhe Paridi ndaluan përpara se të niseshin drejt Trojës. Historia e tij mund të shërbejë si një...

Mbyllen masivisht klubet e natës, ja faktorët që ndikuan në këtë vendim

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

“A do ndaloni së vrari civilët?” – Putin sulmon gazetarët: Jeni injorantë

Momenti kur presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin pozuan për kamerat përpara samitit në Alaska u shndërrua në një skenë kaotike,...

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij,...

Lajme të tjera

Web TV