Kandidati kryesor i opozitës për president në Kongo, i cili ishte i sëmurë rëndë me Covid-19, ka vdekur disa orë pas mbylljes së votimit.
BBC njofton se Brice Parfait Kolélas vdiq në një ‘avion ambulancë’ teksa po transportohej për në Francë për kujdes më të specializuar mjekësor.
Disa orë parë se të ndërronte jetë, 61-vjeçari ishte shfaqur në një video të shpërndarë në mediat sociale, ku ai hoqi maskën e oksigjenit dhe u tha mbështetësve të tij se ai ishte “duke luftuar me vdekjen“.
Gjithsesi, BBC raporton se edhe pse një prej kandidatëve ka ndërruar jetë, në bazë të ligjeve vendase zgjedhjet nuk do të anulohen dhe do të konsiderohen të kryera.