Vrau shokun për një vajzë që njohu në Instagram, Gjykata jep dënimin për Noel Dishin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës  dënoi me 16 vite burg Noel Dishin, të akuzuar për vrasjen e Vilson Tafçiut në janar të vitit 2020 në zonën e Astirit. Dishi, i njohur dhe me emrat Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti u fajësua për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas gjykatës vrasja ka ndodhur pas një grindjeje të çastit, pasi të dy pretendonin shoqëri me te njëjtën vajzë. Për shkak te gjykimit te shkurtuar dënimi është ulur ne 10 vjet e 6 muaj burg.

Kujtojmë se Noel Dishi vrau mikun e tij, Vilson Tafçiu pasi ky i fundit, sipas dëshmisë së vajzës ishte shprehur se ishte në një lidhje me vajzën.

Në dëshminë e saj para bluve, vajza e identifikuar si Blerta L. deklaroi se i kishte njohur dy të rinjtë vetëm 9 ditë përpara krimit. Sipas dëshmisë së saj, ajo u ndal në rrugë nga Noel Disha të cilit pranoi ti japë numrin e telefonit dhe të pijë në ditët në vazhdim kafe.

Të gjitha këto biseda ndodhen në datën 19 janar ndërsa në datën 20 janar ndodhi vrasja evidentohet në dosje, ku sipas influenceres një shoqja e saj i kishte thëne se Noel Dishi kishte qenë në prokurori për një çështje të madhe dhe jo më për këto gjëra se ai vriste më të mirin.

Sipas dëshmitares, pas krimit në datën 7 prill, Noel Dishi e ka telefonuar nga burgu dhe kur Blerta e ka pyetur pse e bëre i dyshuari i është përgjigjur:Ma ka hedhur njëherë dhe nuk doja t’ma hidhte përsëri.

Asokohe, dëshmitarja tregoi se kishte frikë mos keqkuptohej shoqëria e viktimës, ndërsa i arrestuari e ka qetësuar ne telefon: Mos ki merak se dhe ata e dinë që nuk je shkaku ti se kemi patur njohje më përpara dhe kishim dhe probleme te tjera.

Lexo edhe :  Çmimet e ushqimeve rrisin inflacionin gjatë muajit Mars, kryesojnë bulmeti dhe zarzavatet

Ndërkohë autori i krimit para bluve kishte deklaruar se ishte vrasjen, ndërsa tha se për disa ditë ishte fshehur në një hotel në zonën e Kavajës. Ndërkohë që autori ka pranuar pa kurrfarë vështirësie që ai lëvizte gjithmonë me armë, edhe pse kjo në vendin tonë përbën shkelje ligjore.

Të fundit

Rrëzimi i helikopterit në Nju Jork, tragjedi që mund të ishte shmangur

Rrëzimi i një helikopteri turistik në lumin Hudson të Nju Jorkut të enjten pasdite, i cili vrau një pilot...

Del lista e aeroporteve më të mira në botë për vitin 2025, ja kush kryeson

Nëse pritja në një aeroport ju tingëllon si torturë, atëherë nuk keni qenë në Changi, Singapor. Aeroporti u emërua “Aeroporti më i mirë në...

Turistët po vijnë, por çfarë po vizitojnë?

Muajt e parë të vitit kanë shënuar prurjet e para turistike të cilat kanë qenë të fokusuara kryesisht në Tiranë dhe Durrës, por nuk...

Tragjedi në Zvicër, shqiptari vret gruan dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër, ku raportohet se bashkëshorti 42 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij...

Berisha i drejtohet Ramës: “Nëse prek votën, s’do kesh vend mbi tokë”

Koalicioni “Shqipëria Madhështore” e drejtuar nga Sali Berisha, hapi dje në sheshin “Nënë Tereza” fushatën për zgjedhjet e 11 Majit. Prania e Chris LaCivita...

Lajme të tjera

Web TV