“Do themi Luli ik”/ Kryeministri batuta me fëmijët në Kamëz: E keni dëgjuar atë ‘Rama ik’ thërritni të gjithë së bashku’

Kryeministri Edi Rama pasi ka inspektuar godinën e re të shkollës ‘Halit Çoka’ në Kamëz ka takuar edhe disa fëmijë.

Kreu i qeverisë u kërkoi fëmijëve që të thërrasin ‘Rama ik, Rama’, ndërkohë që përgjigja e fëmijëve ishte ‘joo, do thërrasim Luli ik’.

Rama: E keni dëgjuar atë Rama ik! Bëjeni të gjithë së bashku Rama ik! J jo

Fëmijët: Joo, jo, do ta bëjmë ‘Luli ik!’  Faleminderit për shkollën!

Rama: Jo mo ça falemindierit, është nderi im që ju të shkoni në shkolla njëlloj si në të gjithë Europën.

Rakip Suli: Kryeministër, fëmijët kishin shumë qejf të takonin

Rama: Po ç’ke ti, mos i përkthe. Jepi pak një iPhone këtij dhe shih sa mbrapa je. Po më përkthen këta ti mua, këta janë…Ku i keni shoqet ju e? Fëmijët qeshin.

“Krenar që po bëjmë për fëmijët e Kamzës atë që ata që duan të vijnë, as në gjumin më të ëmbël s’e kanë parë dot +23 shkolla të reja europiane në çdo aspekt, kopshte e çerdhe me kushte optimale dhe më në fund, kanalizime të kryera e në ndërtim që fëmijët e sotëm të mos shkojnë me not në shkollë, siç shkonin fëmijët e politikës me dy gishta si cfurqe në sytë e të ardhmes së kësaj zone të helmuar me dekada nga ajo politikë”, theksoi kryeministri.