“Infektimet janë në ulje”/ Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos masat anti-Covid për dy javët në vazhdim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbeten në fuqi të njëjtat masa anti-covid. Sipas Mira Rakacollit, këto masa, duke përfshirë edhe orën policore, duke nisur nga ora 20:00 deri në 06 të mëngjesit, të mbeten në fuqi për dy javë.

“Ka një tendencë ulje, që është e qëndrueshme. Këto shifra janë si rezultat i efikasitetit të masave të propozuara nga Komiteti, por dhe një tendence pozitive në respektimin e masave nga popullata. Nga ana tjetër, siç vihet re dhe nga hartat që kemi konsultuar, Europa po përballet me rritje të numrit të rasteve dhe disa vende po hyjnë në valën e tretë. Rritje të rasteve kemi në Itali, dhe Gjermani. Pavarësisht uljes së indikatorëve, mbeten në nivelin që të sugjerojnë që situata vazhdon të jetë delikate, dhe jo të kënaqur, ndaj komiteti ka vendosur që masat që kanë qenë të efektshme, të mbeten në të njëjtin nivel edhe për dy javë të tjera. Vijon të jetë e njëjta orë policore”, tha Rakacolli.

Pak ditë më parë në fletoren zyrtare u publikua urdhri që njoftonte lejimin e grumbullimeve duke nisur nga data 25 mars.

Në urdhrin e publikuar në fletoren zyrtare thuhej se ndryshon togfjalëshi “deri në një urdhër të dytë”, i cili zëvendësohet “deri në datën 25.3.2021”.

Të fundit

Punojnë mbi malin ku fshihen 300 mijë tonë ar, por luftojnë për mbijetesë

Në një gropë një metër të thellë, mes pluhurit mbytës të dheut të thatë, Maria Nakoru godet me forcë...

Dita e dytë, nis takimi i Ramës me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

Në Pallatin e Brigadave kryeministri Rama ka mbledhur ministrat dhe drejtuesit e qarqeve. Ky është takimi i dytë, si vijimësi i takimit të zhvilluar një...

Rriten tensionet, EUFOR shton ushtarët në Bosnje dhe Hercegovinë

Misioni i Forcës së Bashkimit Evropian (EUFOR) Althea në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH) pritet të përforcohet me 400 ushtarë shtesë dhe katër helikopterë, si...

Muaji i Shenjtë të Ramazanit, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite shtron iftar

Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, ka shtruar një iftar. Në fjalën e tij,...

Fier/ U rrëzua nga shkallët, ndërron jetë në spital 69-vjeçari

Fier- Një 69-vjeçar ka ndërruar jetën në spital, pasi u rrëzua aksidentalisht nga shkallët. “Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier- referuan materialet në Prokurori për...

Lajme të tjera

Web TV