Ledjana ka treguar se ka dyshime rreth Mevlanit dhe në puntatën e sotme të Për’puthen është bërë publike biseda e tyre në prapaskenë pasi Mevlani la studion pas përplasjes me Sindin.
Ledjana i bëri një pyetje për të cilin Mevlani i tha se ishte shaka por mbeti e paqartë se cila ishte pyetja që e revoltoi. Më pas, Mevlani kishte dyshime nëse do të kthehej në emision pasi vajzat tek të cilat kishte shpresa po shkojnë tek të tjerët.
Mevlani: Se di, tjetra filloi me dal me tjetrin, ti do me dal me tjetër. Unë tek ju i kisha shpresat, ju s’po ma varni.
Ledjana: Do vish në emision, leji këto aman.
Mevlani: Po çfarë të bëj? Të shoh ty duke dalë me tjerë? Kam ardhur për të gjetur gru këtu.
Ledjana: Ajo i ofendoi të gjithë, ti u cove e ike.
Mevlani: Nuk është ajo askush të më ofendojë mua. Ta kap ta rraf në shpulla, më mirë iki.
Ledjana: Se di se çfarë bën, nëse do të vish, hajde.