Helidon Bushati: Modeli im në politikë, kryeministri Maliq Bushati gjatë pushtimit fashist, i pushkatuar nga Enver Hoxha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati deklaron se modeli i tij politik është paraardhësi i tij, kryeministri Maliq Bushati. I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Bushati tha se për atë që ka bërë Maliq Bushati për Shqipërinë si politikan, deputet, ministër i brendshëm dhe ministër Shteti, ai është modeli që atë e motivon në politikën e lartë. Kujtojmë që Maliq Bushati është kryeministri i 18-të në historinë e shtetit shqiptar. Ai shërbeu në këtë detyrë nga 12 shkurti i vitit 1943 deri më 28 prill 1943. Ai u pushkatua më 20 shkurt 1946 në Tiranë me vendim të një gjykate me akuzën tradhëti dhe bashkëpunëtor i fashizmit bashkw me Lef Nosin dhe Padwr Anton Harapin. Eshtrat e tij nuk janë gjendur ende. Më poshtë po publikojmë një pjesë të bisedës së Helidon Bushatit, dhënë për gazetarin Roland Qafoku.

Jeni drejtuesi politik I PD në qarkun e Shkodrës dhe i pari në listë si kandidat për deputet. A ndikon te ju si aktivitet politik ajo që ndodhi me Maliq Bushatin që ishte kryeministër, dy herë ministër por që u pushkatua si kolaboracionist dhe akoma eshtrat e tij nuk janë gjetur?

Është krenari të jesh pasardhës i një personaliteti të tillë si Maliq Bushati. Krenohem jo vetëm me Maliq Bushatin por edhe me paraardhëist dhe pasardhëist e Maliqit dhe gjithë fisit të Bushatllinjve. Është motiv krenarie. Unë asnjëherë nuk kam bërë parashikime afatgjata. Ka edhe një shprehje që është edhe motivi i jetës time politike “Politicts, don’t turns to you” (Politika nuk kthehet te ty). Në vetvete më ka tërhequr politika nga tregimet që kam patur nga gjyshja ime për Maliqin dhe veprën e tij. Bëhet fjalë përgjatë kohës së monizmit kur nuk mund të lexohej, por histori të tilla përçoheshin nëpërmjet fjalës së treguar dhe gjyshja ishte ajo që më tregonte historinë e Maliqit.

Nga të gjitha cilësitë çfarë mund të veçoje nga ato që ju tregonte gjyshja?

Atdhedashurinë. Dhe ju them pse. Maliq Bushati ka qenë deputet që në vitin 1924 bashkë me figurat më rëndësishme të shquara të kombit shqiptar. Si kryeministër ka qenë gjatë një periudhe me shumë dritëhije në historinë e Shqipërisë, gjatë kohës së pushtimit fashist. Sidoqoftë, ai ka patur disa arritje. Në cilësinë e kryeministrit ai hoqi stemat italiane nga flamuri kombëtar shqiptar.

Ai ka qendruar vetëm 2 muaj e 16 ditë kryeministër.

Po. Në dy muaj e 16 ditë, Maliq Bushati hoqi simbolet e fashizmit nga flamuri shqiptar, krijoi doganat autonome, krijoi xhandarmërinë e drejtuar nga shqiptarë, e cila nuk kishte asnjë lidhje me fashizmin. Pra në afër tre muaj ai arriti të bënte disa vepra të mira për Shqipërinë.

Kjo e ndihmoi edhe fakti që dikur kishte qenë ministër i Brendshëm?

Pa dyshim. Sidoqoftë, këto tre elementë janë elementë që tregojnë për atdhedashurinë dhe fakti që ishte një shqiptar i mirë. Një shqiptar i mirë që nuk i vlejti pastaj në vitin 1946 kur u pushkatua bashkë me dy figura shumë të shquara të kombit shqiptar Lef Nosi dhe Padër Anton Harapi që ishin njëkohësisht edhe miqtë e tij. Ka edhe një koicidencë. Pushaktimi është kryer më 20 shkurt 1946 dhe 45 vite më vonë, më 20 shkurt 1991, është rrëzuar shtatorja e Enver Hoxhës në Tiranë, atij që e çoi në pushkatim.

Lexo edhe :  Mamaja e Monika Kryemadhit në SPAK, pyetet për pasurinë: Kam ndihmuar vajzën time me para

Akuza më e rëndë ndaj paraardhëist tuaj, Maliq Bushati është bashkëpunëtor i fashizmit. Si i përgjigjeni kësaj?

Pjesa e kolaboracionzmit, historia shqiptare por edhe ajo evropiane ka edhe ajo kendvështrime të ndryshme. Sidoqoftë Maliq Bushati ka kontribuar për Shqipërinë jo vetëm në atë periudhë. Ai dhe shumë të tjerë ka marrë pjesë në qeverisjen që ishte në qeveri gjatë pushtimit italian pikërisht për të ruajtur sadopak autonominë shqiptare. Për të krijuar një oaz autonomie brenda asaj që ishte pushtimi italian. Ju tregoj edhe një fakt të rëndësishëm. Maliq Bushati nuk ka shkuar në Romë në momentin e dorëzimit të kurorës perandorit Viktor Emanuelit. Ky është fakt historik. E ka refuzuar të shkonte. Dhe gjysha më tregonte që pjesmarrja në qeveri, e konfirmuar kjo më pas edhe nga dokumentet që kam parë, është bërë pikërisht për të mos ia lënë qeverinë një filofashisti. Maliq Bushati e dinte që do gjykohej keq siç janë gjykuar keq të gjithë kolaboracionistët.

Jeni duke thënë që Maliq Bushati sakrifikoi vetën?

Unë mëendoj që historia duhet të rishikojë shumë nga këto figura. Jo vetëmj figura e Maliq Bushati, por edhe e Lef Nosit, një ndër nënshkiruesit e pavarësisë. Padër Anton Harapi, një figurë e shquar.

Po por Padër Anton Harapin Vatikani nuk e bëri pjesë të martirëve të fesë katolike?

Unë e thashë. Duhet të rishikohet historia. Kjo është një histori më e madhe se sa Shqiëpria. Sidoqoftë, Maliq Bushti është modeli im politik.

Sa të ndihmon këto ditë të fushatës modeli i Maliq Bushati në Shkdoër?

Modeli Maliq Bushati është motiv krenarie siç e thashë. Unë prezantohem para elektoratit shkodran që më njeh padyshim dhe para banorëve të Shkodrës, si Helidon Bushati. Padyshim që jam krenar për parardhësit e mi. Jam krenar që jam pjesë e një familje me vlera të mëdha dhe me vlera historike. Sidoqoftë unë prezantohem si Helidon Bushati dhe alternativa ime është alternativa e Partisë Demokratike ku unë jam drejtues politik. Familja është vlerë e shtuar. Unë nuk mund të prezantohem para elektoratit shkodran vetëm me faktin që jam nip i Maliq Bushatit.

A e respekton Shkodra këtë figurë?

Ata që e njohin historinë mirë apo kanë informacione nga pararadhësit e tyre, për veprën e Maliq Bushatit padyshim që vlerësojnë jashtëzakonisht. Të rinjtë e njohin pak. Ka pak botime. I vetmi është “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë”.

 

 

 

Të fundit

Samanta Karavella në pritje të ëmbël? Ja fotoja që ngriti dyshimet

Samanta Karavella përflitet se është në pritje të ëmbël. Në disa foto që artistja ka shpërndarë në Instagram barku i saj...

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve

Nga Lorenc Vangjeli Ditën e paraqitjes së tij të parë me detyrim në SPAK Berisha përmendi një dosje penale duke akuzuar ish-ministrin e Brendshëm Balla. Në...

Ndryshon programi i verifikimit të fakteve për rrjetet sociale Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, në pronësi të së cilës janë rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, njoftoi të martën se po heq programin e saj për verifikimin...

Uashington DC mbulohet nga dëbora, atmosferë e gëzuar para godinës së Kapitolit

Shtetet e Bashkuara janë përballur ditët e fundit me stuhi dëbore që kanë prekur disa zona, duke shkaktuar edhe problematika. Megjithatë në Uashington DC, pavarësisht...

Itali/ Fshati në jug të Kalabrisë ndalon banorët të sëmuren

Fshati Belcastro në jug të Kalabrisë, Itali ka lëshuar një dekret duke ‘ i urdhëruar’ banorët të mos sëmuren seriozisht. Njoftimi i nënshkruar nga Kryetari...

Lajme të tjera

Web TV