Raporti i Santos për Shqipërinë/ Balla: Mirënjohës grupeve të mëdha në PE për mbështetjen. Kemi bërë hapa të ndjeshëm drejt axhendës europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur mirënjohën ndaj grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian të cilët mbështetën sot unanimisht Raportin e përgatitur nga eurodeputetja Santos, ku i kërkohet Këshillit Europian mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se ashtu siç me të drejtë theksoi Reporterja për Shqipërinë Isabel Santos dhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varlehyi pavarësisht kontekstit të vështirë tërmetit të 26 Nëntorit dhe Pandemisë, Shqipëria ka ka bërë hapa të ndjeshëm në axhendën europiane.

“Vullneti politik i Shqipërisë ka qenë i vendosur për të vazhduar me reformat e rëndësishme dhe shumë komplekse sikurse nënvizohet Reforma në Drejtësi”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Mirënjohës ndaj grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian të cilët mbështetën sot unanimisht Raportin e përgatitur nga eurodeputetja Santos, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur që të lidhet me Konferencën e Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Ashtu siç me të drejtë theksoi Reporterja për Shqipërinë Isabel Santos dhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varlehyi pavarësisht kontekstit të vështirë tërmetit të 26 Nëntorit dhe Pandemisë, Shqipëria ka ka bërë hapa të ndjeshëm në axhendën europiane. Vullneti politik i Shqipërisë ka qenë i vendosur për të vazhduar me reformat e rëndësishme dhe shumë komplekse sikurse nënvizohet Reforma në Drejtësi.

Kryefjalë në diskutimin e Andrey Kovatchev, Zëvendës President i Grupit të Partive Popullore Europiane, ishin nevoja për të njohur përparimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt integrimit europian duke i kërkuar Këshillit Europian “mbajtjen pa humbur kohë të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”.

Lexo edhe :  Mandati i kaloi vajzës së tezes, Adriatik Lapaj kërkon anulimin e vendimit: Më takon mua

Presidenca Portugeze përmes Sekretares së Shtetit për Europën, Ana Paula Zacaries, u shpreh se “Shqipëria është një model për vendet e tjera të rajonit për sa i përket politikës së saj të jashtme 100% në përputhje me politikën e Jashtme të BE-së.”, shkruan Balla.

Të fundit

Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në...

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e shqetësuar pas vendosjes se tarifave...

Açka ironizon kolegët në PD: Janë vënë në radhë po shajnë SPAK

Deputetja demokrate Flutura Açka, ka ironizuar kolegët e saj në Partinë Demokratike, për të cilët thotë se janë vënë në radhë gjatë kësaj periudhe...

Pet Shop Boys, gjenia e pazakontë e Jack Bond dhe Jane Arden

nga Andrew Pulver Vdekja e Jack Bond në dhjetor të vitit të kaluar shënoi fundin e një kapitulli të jashtëzakonshëm – dhe çuditërisht të...

Thatësirë rekord në Europë këtë verë, ja shtetet më të prekura

Muajin e kaluar u regjistrua një thatësirë rekord në Europë dhe në hapësirën e Mesdheut. Më shumë se gjysma e tokës në vendet europiane, kryesisht...

Lajme të tjera

Web TV