Mitingu i PD/ Reagon ashpër Erion Braçe: Luks dhe krim mbi shëndetin që vret qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hapja sa ekstravagante sa e papërgjegjshme ndaj rregullave anti COVID e fushatës së Partisë Demokratike mbrëmë ka sjellë reagime të shumta.

Zv. kryeministri Erion  Braçe në komentin e tij e konsideron krim mbi shëndetin që vret qytetarët atë që PD bëri dje.

“10 milionë euro makina! Luks dhe se kanë qytetarët; Ndotje dhe se bëjnë qytetarët; Llum dhe nuk janë qytetarët; Krim mbi shëndetin dhe vret qytetarët!

Është e djathta banale por super e pasur e Sali Berishës, Ilir Metës, Lylzim Bashës e Monika Kryemadhit! Pasuri që qelbet erë prej korrupsionit, vjedhjes, grabitjes”, shkruan Braçe.

PD e nisi mbrëmë fushatën për 25 prillin në sheshin “Nënë Tereza”, me autokolona të gjata të makinave luksoze, grumbullime masive të militantëve ku nuk kishte më as distancë dhe as respektim masash anti Covid.

Të fundit

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

Kompanitë e Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për pengim...

1896 – Sulmi i revolucionarëve armenë mbi Bankën Otomane

Më 26 gusht 1896, një grup revolucionarësh armenë të lidhur me organizatën Dashnaktsutyun (Federata Revolucionare Armene) ndërmorën një sulm spektakolar ndaj Bankës Otomane në...

Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar...

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza

Në Gaza, edhe në moshën 30-vjeçare, njerëzit ndihen të detyruar të shkruajnë testamente, sidomos ata që punojnë në profesione të rrezikshme si gazetaria. Një...

Hyri në një dyqan akulloresh në SHBA, ariu ra në dashuri me shijen e luleshtrydhes!

Duket si një skenë nga një film kur oficerët e Qarkut El Dorado në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu përgjigjën një...

Lajme të tjera

Web TV