‘U ndjeva shumë mirë kur pashë ekipin tuaj’, presidenti i socialistëve europianë i nis letër Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev i ka dërguar në letër kryeministrit Edi Rama të cilit i uron fitore në zgjedhjet e 25 Prillit. Stanishev thotë se u ndje i lumtur ku u njoh me ekipin e Ramës për zgjedhjet e 25 Prillit, i cili përbëhej në numër të madh nga gra dhe të rinj.

Letra e plotë:

I dashur Kryeministër, i dashur Edi! Shpresoj që ky mesazh t’ju gjejë shëndoshë e mirë ju dhe familjen tuaj. Teksa po i afroheni zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, do doja t’ju shprehja ju dhe simotrës sonë, Partisë Socialiste të Shqipërisë, një mesazh të ngrohtë mbështetjeje.

Këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe për rrugën e Shqipërisë drejt Europës, për vijimin e reformave dhe të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, si dhe për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Në këto tetë vite, Partia Socialiste dhe ju personalisht keni treguar lidership të jashtëzakonshëm në drejtimin e një rruge të guximshme drejt reformave të thella e të pakthyeshme, veçanësisht në sistemin e drejtësisë. Reformat po japin fryte: ju keni filluar tashmë të rindërtoni një sistem drejtësie të bazuar në integritet dhe profesionalizëm, duke u bërë kështu shembull për të gjithë rajonin e më gjerë.

U ndjeva shumë i lumtur kur pashë që keni mbledhur një ekip plot energji dhe me një larmi kandidatësh për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke u mbështetur shumë te gratë dhe të rinjtë.

Besoj se këto dy forca të fuqishme do të kontribuojnë në fitoren elektorale më 26 prill, si dhe në thellimin e mëtejshëm të reformave dhe zhvillimit ekonomik të vendit në mandatin tuaj të tretë qeverisës. Duke ju uruar suksese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sinqerisht i juaji, Sergei Stanishev President i Partisë Socialiste Europiane

Të fundit

Padia për shpifje ndaj Blinken/ Justifikohet Berisha: Asokohe kishte imunitet…

Kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet edhe për padinë e bërë ndaj Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shtetit në administratën...

“Transporti rrugor, emergjencë kombëtare”, Karamuço: Armë pa leje në rrugë

Eksperti i kriminalistikës ngriti alarmin për sigurinë e transporti rrugor. Në studion e Dita Jonë, ai tha se situata e transportit rrugor është emergjencë...

Mijëra dollarë fluturojnë nga dritarja, si u eliminua zëdhënësi i Hamasit?

Abu Obeida, zëdhënës i kahut të armatosur të Hamas u vra në një sulm ajror në qytetit e Gazës. Kështu pretendon Izraeli, me ministrin...

20 vite punë, 815 milionë euro/ Kroacia gati të hapë autostradën që e përshkon mes përmes

Brenda rreth një muaji autostrada A5, ose Korridori Vc që kalon mes përmes Kroacisë, më në fund do të hapet për qarkullim pas 20...

Berisha paraqitet në SPAK, sulmon Dumanin/ Altin Troplini, avokat i karteleve të drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK, në zbatim të masës "Detyrim paraqitje" të vendosur nga gjykata lidhur me aferën "Partizani". Në dalje të...

Lajme të tjera

Web TV