Nis asfaltimi i lotit 3 të Unazës së Madhe, Balluku: Për 3 ose 4 ditë të hapet segmenti i parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur asfaltimi në lotin 3, në Unazën e Madhe. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ishte në segmentin Uzina e Autotraktorëve-Shkozë-Materniteti i Ri dhe duke ndjekur punimet që po bëhen në këtë segment tha se për 3 ose 4 ditë parashikohet të hapet segmenti i parë i këtij loti dhe më pas nis asfaltimi për pjesën e dytë.

Ndërsa deri më 20 prill, Balluku theksoi se parashikohet të hapet pjesa e mbetur dhe më pas i gjithë loti i 3 do të dorëzohet për përdorim nga automjetet ashtu siç u bë me lotin e parë.

“Shpresoj  që moti mos të na ndikojë të mos kemi problematika, për shkak të ndonjë shiu dhe ritmi të mos bjerë deri në përfundim të kësaj vepre. Ju parashikoni që për  3 ose 4 ditë të hapet segmenti i parë. Deri më 20 prill parashikojmë  të hapim pjesën e mbetur. I gjithë loti i 3 do të dorëzohet për përdorim nga automjetet ashtu siç u bë me lotin e parë”, tha Balluku.

Megjithatë ministrja parashikoi vonesa duke përmendur se javën që vjen në vendin tonë priten shira. Ndërkaq Balluku theksoi se në këtë zonë ka pasur problematikë me shpronësimet, duke shtuar se qeverisë i është dashur që të ndërhyjë.

“Në këtë zonë, ka pasur problematikë me shpronësimet. Na është dashur që të ndërhyjmë që të shpronësojmë banorët. Të gjitha projektet tona janë me studime të mirëfillta. Kemi shtuar korsinë e biçikletave. Ne duam që vera të jetë plot me turistë në të gjithë Shqipërinë”.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV