Stresi i uron suksese, Spiropali i kthen përgjigjen epike: Fitorja jonë ju duhet edhe juve, të shpëtojmë Lulin nga…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, publikoi pak ditë më parë në rrjetet sociale një video pak para nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale.

Në vidoe-selfien e postuar, drejtuesja politike e PS-së në Tiranë, u shpreh se Partia Socialiste e meriton një mandat të tretë për të vazhduar me punët e nisura, duke nisur nga rindërtimi, tek rritja e pagave dhe pensioneve, transformimet infrastrukturore, etj.

Në lidhje me këtë komunikim të ministres, qytetarët reaguan shumë. Por jo vetëm ata, pasi edhe reperi Stresi i ka lënë një koment. Ai njihet për bindjet e tij të djathta si dhe një simpatizant i madh i ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Stresi i uron suksese Spiropalit, ministrja i përgjigjet: Fitorja jonë

“Suksese Zonja Spiropali, Por mendoj se do jet një humbje e madhe për ju”.-shkruan Stresi në postimin e ministres në “Instagram”.

Ky koment nuk ka kaluar pa u vënë re nga ministrja Spiropali, e cila ka vendosur që t’i përgjigjet me një koment epik.

“Hahaha fitorja jonë ju duhet dhe juve, të shpëtojmë Lulin nga Baba Xhikja dhe mama Mona”, i përgjigjet Spiropali.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV