A na zënë mallkimet? Teologu i njohur shqiptar paralajmëron nga çfarë duhet të kemi kujdes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mallkimet janë pjesë e në zhargonit tonë të përditshëm. Por a na zënë në të vërtetë mallkimet? Teologu Miron Cako ka folur lidhur me këtë çështje.

“Problemi është se mallkimi janë disa shprehje që i kemi në zhargonin e përditshëm, njerëzit ngarkohen emocionalisht dhe mbushen me mllef dhe zemërim dhe mallkojnë. Përshembull të marrtë dreqi, u bëfsh hi dhe madje kur urojmë njëri tjetrin si: ku ishte o derzi, ose sa mirë je bërë moj mortje.

Duhet të dimë se fjalët që ne themi nuk i merr era sepse njeriu është një qenie e krijuar sipas ikonës së perëndisë, një qenie psikosematike. Atë që thotë Perëndia bëhen dhe fjalët tona bëhen kur janë të mira dhe të këqija. Kur themi një mallkim ai zë. Pavarësisht nëse perëndia e lejon apo jo, prandaj duhet të kemi kujdes nga fjalët që themi”, u shpreh teologu.

Ai shpjegoi dhe më tej se pse prindërit nuk duhet t’i mallkojnë fëmijët e tyre. “Pas perëndisë vijnë prindërit dhe ai njeri që mallkon jep llogari përpara perëndisë. Sepse prindi ka një përgjegjësi për fëmijët, kujdeset, lodhet për të dhe kur ia plas buzën një prindi, jo vetëm kur të mallkon dhe kur zemërohet prindi fëmija nuk bën preokupim”, tha teologu.

Por si mund të largohet mallkimi? “Njeriu duhet të kuptojë se ka bërë gabim. Për të Krishterët mallkimi çlirohet me anë të misterit pendim rrëfimi. Pra njeriu kërkon falje, rrëfehet dhe kisha ka të drejtën nga perëndia të çlirojë nga perëndia. Kemi dhe lutje për mallkimin“, shtoi Cako.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV