Ankthi i të qenit beqar, këto janë tre gjëra që duhet t’i thoni vetes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur jeni beqar dhe ndoshta të zhgënjyer nga çdo njohje e re, është e natyrshme të pyesni veten: “Çfarë do ndodhë me mua?”. Nëse ndjeni se këto mendime po bëhen shqetësuese, ka disa gjëra që duhet të keni parasysh:

– Shihni më vëmendje çfarë mendimi keni për të qenit beqar

Ju nuk duhet me patjetër ta doni faktin që jeni single, por kjo nuk do të thotë as që ta urreni atë. Përpiquni të largoheni nga ideja e ngulitur në kokë se “të qenit beqar do të thotë se po dështon”, ndërsa “të jesh në lidhje të bën fitues”.

Nëse kjo është shumë e vështirë, provoni të ekzaminoni arsyen pse jeni beqarë dhe shikoni nëse është me të vërtetë e domosdoshme tani që të jeni në një lidhje. A jeni duke u rikuperuar një marrëdhënie toksike? A po zgjidhni të përqendroheni në diçka tjetër? Apo jeni thjesht të bllokuar në shtëpi për shkak të pandemisë? Nëse mund të gjeni dhe zotëroni arsyen pse jeni beqarë, kjo do të ndihmojë në uljen e presionit që ndjeni për të gjetur dashurinë.

– Rezistojini dëshirës për t’u krahasuar me të tjerët

Mund të ndjeni shenja antkhi sa herë që ndiheni sikur nuk po i përmbushni qëllimet tuaja. Alexandra Emery, një psikoterapiste e licensuar thotë se “shumë njerëz e trajtojnë martesën si moment historik të jetës dhe nëse nuk e kanë arritur atë moment, iu duket sikur po ngelen pas”.

E megjithatë, përkundër asaj që të gjithë mendojnë për afatet kohore dhe momentet historike, “nuk ka asnjë mënyrë të drejtë për ta bërë jetën”, thotë Emery. Në momentin që ndjeni se po përfshiheni në një vorbull krahasimi, ripërqendroni mendimet tuaja dhe kthehuni tek e tashmja. Merrni frymë thellë dhe nëse mundeni, flisni me dikë.

Lexo edhe :  Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt!

– Përqendrohuni tek gjërat që ju bëjnë të lumtur

Nëse të duket sikur po i kushton shumë rëndësi dashurisë romantike, drejtoje atë energji te miqtë, familja dhe vetja jote. Përqendrimi te këto marrëdhënie do t’ju ndihmojë më shumë nga ç’mendoni. Ju githashtu mund të ndiqni një hobi, punë vullnetare etj.

Sa më shpesh të largoheni nga ideja se jeni një gjysmë, në pritje për t’u bërë e plotë, aq më të plotë do të ndiheni me veten, sepse në fund të fundit, të tillë jeni!

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV