Balla: Fleta e votimit të jetë sa më e thjeshtë, PD-LSI përgjegjëse për pengimin e votës së emigrantëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla këtë të hënë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit ka takuar kryetaren e misionit të ODIHR, Urszula Gacek në vendin tonë.

Balla në fjalën e tij ka theksuar se tashmë me ndryshimin në kodin Zgjedhor, shqiptarët kanë mundësi që të mos votojnë vetëm partinë por edhe kandidatin tashmë.

Ndër të tjera sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, ka theksuar se dy forcat kryesore politike të opozitës, PD- dhe LSI janë bërë dhe pengesa kryesore për votën e emigrantëve.

“Kuvendi i Shqipërisë brenda një kohe shumë të shkurtër arriti t’i transformojë këto marrëveshje në kuadër zgjedhor. Falë ndryshime kushtetuese këto zgjedhje janë të parat ku qytetarët do votojnë jo vetëm për partinë, por edhe kandidatin. Është e domosdoshme që Komisionieri, KQZ të përmbyllë fletën e votimit, me qëllim që qytetarëve shqiptarë t’iu jepet mundësia të kuptojnë një fletë votimi sa më të thjeshtë, një fletë votimit që të reduktojë çdo lloj mundësie për votë të pavlefshme.

Ky është një vlerësim që buron nga rekomandimet e kahershme të ODIHR-it, sa më e thjeshtë dhe më e kuptueshme për qytetarët fleta e votimit, aq më pak e mundshme bëhet mundësia e qytetarëve të bëjnë një fletë të pavlefshme. Modeli i fletës së votimit në Kosovë, një model perfektl. Fleta e votimit duhet të jetë e tillë që kapet ose skanohet në aparaturën e posaçme. Një fletë e madhe votimit bën që partitë e vogla të kenë vështirësi në ndjekjen e procesit të numërimit.

Kjo historia që PD krijoi me atë numrin e pafundëm të kandidatëve një histori që ka krijuar vonesa të pakuptimta. Matematika është e qartë. Nuk ka mundësi që LSI e kupton kodin zgjedhor si ne, ndërsa PD si 7×7, 42. Nuk ka mundësi që LSI e kupton si ne Kodin Zgjedhor ndërsa PD 7 x 7=42. PD dhe LSI duhet të mbajnë në përgjithësi të plotë pengimin e një hapje që mund të ishte ndryshe për votën e emigrantëve”, ka thënë Balla

Të fundit

24 orë në magjinë e bjeshkëve të Istogut

Nga Sali Berisha  24 orë në magjinë e bjeshkëve të Istogut Miq, 24 orët që kaluan ishin një udhëtim në rininë...

Spanja përballet me zjarre katastrofike, digjen 1.5 milion hektarë dhe 7 viktima (VIDEO)

Spanja po përballet edhe sot me zjarre të mëdha, ku zjarrfikësit po luftojnë me 14 vatra aktive. Numri i viktimave nga zjarret ka shkuar...

PAMJET/ Anija shqiptare “Lissus” shpëton 25 emigrantë në ujërat e Egjeut

Anija “Lissus” P-133 e Forcës Detare Shqiptare që shërben në mision ndërkombëtar, ka shpatuar 25 emigrantë afganë dhe sirianë, në ujërat e detit Egje....

Pranga turistit për 8.2 gr kanabis/ 19-vjeçari francez: S’e dija që në Shqipëri ndalohej

Vizita turistike në Shqipëri nuk ka shkuar aspak mirë për një 19-vjeçar nga Franca. Të nesërmen e mbërritjes bashkë me familjen në Tiranë, francezi...

E rëndë/ 4-vjeçari lëndohet gjatë lojës në kopësht, transportohet në spital

Sipas informacioneve zyrtare, i mituri dyshohet të ketë rënë aksidentalisht, ndërsa ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Ditën e djeshme, 14 gusht 2025, një djalë...

Lajme të tjera

Web TV