Kombëtarja Shqiptare zhvilloi ditën e djeshme në Tiranë sfidën ndaj Anglisë për eliminatoret e Botërorit 2022.
“Tre Luanët” triumfuan 0-2 me gola të Kane dhe Mount duke rrëmbyer 3 pikë në shtëpinë tonë. Ndonëse e gjithë vëmendja ishte e fokusuar tek ndeshja, një detaj që ndoshta mund t’ju ketë shpëtuar është flamuri i vendosur në xhamat mbrojtës pranë tribunave të stadiumit.
Flamuri i përkiste skuadrës angleze WBA, që luan në Premier League. Edhe pse skuadra e tyre nuk po kalon një moment shumë të mirë, ata nuk kanë ngurruar të tregojnë dashurinë e tyre edhe në Shqipëri, në shkallët e stadiumit ku po luante Kombëtarja angleze dhe jo klubi i tyre.
Dashuri e vërtetë dhe e pastër, edhe pse jemi në kohë pandemie.