Lajm i fundit/ Makina “Range Rover” e modeles Françeska Jaçe përfshihet nga flakët (Video)

Një makinë tip “Range Rover” ka shpërthyer në flakë në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë.

Policia raporton se makina ishte në pronësi të modeles, Françeska Jaçe. Paraprakisht dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm.

Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”, në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.