Njihuni me telefonin që përdorte Hitleri dhe për sa u shit në ankand (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adolf Hitler ka përdorur një telefon personal që është shitur në ankand, për një shifër prej 243 mijë dollarë.

Bashkë me telefonin është shitur edhe një statujë prej porcelani, që i ishte dhuruar ish- diktatorit të egër nazist.

Telefoni personal i Adolf Hitler u gjet nga rusët në bunkerin berlinez, pas rënies së regjimit nazist dhe ishte ruajtur që nga 1945 brenda në një valixhe, në një fshat anglez.

Në origjinal ai kishte ngjyrë të zezë, por është lyer me ngjyrë të kuqe duke gdhendur emrin e diktatorit si dhe shenjën simbolike të nazistëve. Në galeri shikoni foto të imta të këtij telefoni.

Telefoni i llojit Siemens w38 – u gjet nga ushtarët sovjetikë në dhomën e Eva Braun, partnerja e Hitlerit, pas sulmit ndaj bunkerit në Berlin në vitin 1945. Më pas Ushtria ruse ia bëri dhuratë telefonin një zyrtari britanik, Sir Ralph Rayner, të cilët e kishin ftuar të vizitonte bunkerin e diktatorit.

Historia është treguar për CNN nga djali i zyrtarit britanik, i cili e ka ruajtur telefonin në një shtëpi në fshat, në Britaninë e Madhe, citon noa.al.

Aparati i telefonit i përdorur në automjet dhe në tren, por edhe selinë qendrore të Hitler, në katalog përshkruhet si një nga armët më shkatërruese të të gjithave kohërave duke dënuar me vdekje me miliona persona.

Andreas Kornfeld, zëvendës presidenti i Alexander Historical Auction, u shpreh i kënaqur për shifrën e mbledhur duke saktësuar se çmimi luhatej mes 200 dhe 300 mijë dollarëve.

Shoqëria e ankandit në Maryland, një fshat me më shumë se 600 banorë me shtëpi druri në brigjet e një kanali, ka shitur në ankand më shumë se një mijë objekte.

Lexo edhe :  Të kalosh shumë kohë në rrjete sociale lidhet me ulje të vetëbesimit

Të dy objektet u blenë nëpërmjet telefonit dhe emrat e blerësve nuk u bënë publikë.

Të fundit

“Këneta do përdorë SPAK si mjet të vetin”/ Rama: Perceptimi për korrupsionin i gabuar

“I merr të keqen patronazhistëve, janë një armatë vullnetarësh aktivë njerëzish që janë pjesë e familjes sonë të madhe...

Njihuni me brezin më “esëll” në histori/Cilat janë grupmoshat që konsumojnë më pak alkool

Gjenerata Z, njerëzit e lindur midis 1997 dhe 2012, konsumojnë shumë më pak alkool sesa Millennials, Generation X dhe Baby Boomers, sipas hulumtimit. Çfarë e...

Inflacioni në muajin janar ishte shumë më i lartë se matjet kombëtare, çfarë do të thotë

Sipas metodologjie së Eurostat, inflacioni në muajin janar, ishte shumë më i lartë se matjet kombëtare. Sipas të dhënave nga Indeksi i Harmonizuar i...

Arrestimi i Veliajt/ Ylli Manjani: Prokurori e ka quajtur ndyrësirë në sallën e gjyqit

Nga Ylli Manjani Jam krejt dakord me ata etikëdashës që nuk pajtohen me gjuhën e Erion Veliajt në reagimet e tij në Facebook.  Ashtu është,...

Bie sërish euro, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 25 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.1 lekë dhe shitet me 95.1 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.3 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV