Dikush tenton të notojë nudo në pishinën e Kendall Jenner

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kendall ka forcuar ekipin e saj të sigurisë, pasi një burrë u përpoq të notonte i zhveshur në pishinën në shtëpinë e saj.

Burime ligjore për TMZ thonë se 27-vjeçari erdhi në pronën e Kendall rreth orës 2 të mëngjesit, ditën e dielë, 28 mars, dhe filloi të trokiste në dritare teksa bërtiste emrin e saj.

Sipas burimeve, gjatë asaj kohe, Kendall ishte në një ambient të sigurt, por ekipi i saj i sigurisë u alarmua dhe filloi të ndiqte lëvizjet e burrit. Ky i fundit hoqi rrobat, në përpjekje për të hyrë në pishinë.

Të tjera burime thanë se ai u ndalua nga rojet e sigurisë dhe përfundoi në polici, ku u mbajt vetëm për 6 orë pas hekurave dhe më pas doli për shkak të protokolleve të Covid-19 në burg.

Pas ngjarjes, në shtëpinë e Kendall në Los Angeles thuhet se po shtohen masa sigurie.

Ditën e hënë, 29 mars, avokatët e Kendall shkuan në gjykatë për të marrë një urdhër ndalimi të përkohshëm kundër një tjetër individi: Një burrë me probleme të shëndetit mendor javën e kaluar i tha policisë se kishte planifikuar të qëllonte Kendall dhe më pas veten. Ai mbetet i shtruar në një institucion, por mund të dalë prej aty në çdo moment dhe kjo e shqetëson modelen.

Këto nuk janë rastet e para që Kendall Jenner përballet me njerëz që e përndjekin. Në 2018-ën, u raportua për një të dyshuar që hyri dy herë në pronën e saj dhe u pa rastësisht pranë pishinës së Kendall.

Të fundit

A uleni shpesh këmbëkryq? Pesë arsye pse duhet ta shmangni

Të gjithë ne kemi mënyrën tonë të të qëndruarit ulur dhe të ndihemi rehat, por kjo nuk do të...

Çfarë i ndodhi? Papa Françesku ndërpret fjalimin në sheshin e Shën Pjetrit

Papa Françesku ndërpreu fjalimin e tij në sheshin e Shën Pjetrit mesditën e sotme për shkak të bronkitit, sipas një raporti të Associated Press. Papa...

A do të jetë pjesë e Big Brother Albania? Xheneta Fetahu flet në “Fan Club”

Së fundmi është përfolur për një hyrje të Xheneta Fetahut në Big Brother VIP 4, si banorja më e re e shtëpisë. Gjithsesi, këto aludime...

Sojli: Parashqevi Simakun nuk e mbështetën! Mund të kishim dhe ne një Céline Dion

Në Shqipëri ai mbahet mend si një nga artistët më të dashur, por në SHBA, rrugëtimi tij vijoi edhe më tej, duke u shndërruar...

Trump flet me Putin, presidenti amerikan: T’i japim fund luftës sa më parë

Presidenti amerikan konfirmon telefonatën me presidentin rus. Trump tha se ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë më Putin dhe ai ka një plan...

Lajme të tjera

Web TV