Balla thirrje Lulzim Bashës: Mos kërcëno kompanitë për të penguar punën e nisur për transformimin e Elbasanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla së bashku me kryetarin e Bashkisë, Gledian LLatja inspektuan investimet e bëra në infrastrukturën rrugore të Elbasanit.

Balla tha së ky transformim që bashkia po bën së bashku me Fondin Shqiptar të Zhvillimit do t’i japë Elbasanit një situatë tjetër.

Sipas Ballës qasja ndaj të bukurës është ajo që e qas Partinë Socialiste me procesin e transformimit të qytetit.

“Njerëzit duan të bukurën dhe ajo që e qas Partinë Socialiste me procesin e transformimit të qytetit është qasja ndaj të bukurës. Këtu pastaj ndahen dy botë: bota jonë me qytetarët e Elbasanit me botën e gaztorëve të Lulit të cilët pa pikë turpi marrin në telefon kompanitë e zbatimit të projekteve dhe u thonë aman ulni ritmin e punimeve ose bllokoni punimet deri më datë 25, a thua se ne e kemi lidhur punën tonë me datën 25. Kjo datë është thjesht një stacion për ta shtuar punën tonë sepse Elbasani e ka ndarë mendjen dhe nuk ka dilema në zgjedhjen që duhet të bëjë në datën 25”, theksoi numri dy i PS.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë ndër të tjera i bëri thirrje Lulzim Bashës që të mos pengojë punën e nisur për transformimin e qytetit.

“I bëj thirrje Lulit se me gaztorët nuk merrem, që mos guxo as të marrësh në telefon kompanitë që bëjnë punën në Elbasan, mos guxo as të pengosh punën e nisur për transformimin e këtij qyteti. Elbasani është dhe do të mbetet qyteti i dijes dhe kulturës dhe detyra jonë është të bëjmë më bukur seç është”, deklaroi Balla.

Të fundit

E zhdukur prej 60 vitesh, gruaja gjendet e gjallë/ Historia e trishtë e 82 vjeçares

Një grua nga Wisconsin, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga viti 1962, është gjetur gjallë pas më...

Kasollja shkrumbohet nga flakët, një mrekulli shpëton familjen nga Puka

Një ngjarje e rëndë për familjen në fshatin Mesul të Pukës është regjistruar mesditën e sotme. Një zjarr i madh ka përfshirë kasollen e...

Bayern largon mbrojtësin, legjenda e klubit del kundër: “Skuadra është mërzitur!”

Eric Dier do të largohet nga Bayern më 1 korrik. Kaq zgjati aventura e mbrojtësit në Mynih. Legjenda e klubit bavarez, Stefan Effenberg, e ka...

Njihuni me George Simionin, fituesin nacionalist në zgjedhjet e Rumanisë

Kandidati i djathtë George Simion doli si fitues i qartë të dielën, teksa rumunët votuan në një proces presidencial që u ndoq me vëmendje...

Malësi e Madhe, goditi me mjet prerës vëllain, arrestohet 73-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malësi të Madhe, ku një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës pas një konflikti me...

Lajme të tjera

Web TV