Kosova, sonte ndaj Spanjës, Shalondë: Jemi gati për të treguar veten këtu!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova do të përballet të mërkurën me Spanjën, në takimin e dytë në kuadër të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”. Dhe duke folur nga Sevilja, ku edhe do të luhet kjo përballje, trajneri Bernard Shalondë ka deklaruar se Kosova është gati për përballjen me Spanjën. “Pas humbjen që e kemi pësuar në ndeshjen e kaluar kundër Suedisë, nuk është aspak e lehtë që të përgatitemi për këtë ndeshje megjithatë e kemi të qartë që për ne është një nder por dhe një mundësi shumë e madhe për të luajtur kundër njërës prej ekipeve më të mira në botë dhe kemi provuar të përgatitemi sa më mirë dhe mendojmë se jemi të gatshëm për këtë përballje”, – ka thënë ai.

Sa i përket aspektit taktik, trajneri zviceran i “Dardanëve” tha se Kosova është një skuadër që luan futboll sulmues, edhe pse ndaj Spanjës duhet të mendojnë më shumë për mbrojtjen. Kurse sa i përket aspektit politik mbi qasjen e mediave spanjolle ne raport me Republikën e Kosovës, Shalondë nuk pranoi të flasë. “Sa i përket pjesë së parë të pyetjes nuk preferoj të lëshohem në aspektin politik, puna ime si trajner është që ta përgatis ekipin në mënyrën sa më të mirë të mundshme që të përballemi me një ekip si Spanja dhe jemi duke punuar në këtë aspekt që të përgatitemi për ndeshjen kundër Spanjës në aspektin e futbollit”, – tha Shalondë.
“Kosova është një ekip që dëshiron të luaj futboll sulmues, që kultivon futboll sulmues, duke ndërtuar lojën, duke pasur kontrollin e topit mirëpo po ashtu duhet ta kemi të qartë që kundër Spanjës nuk do të jetë detyrë e lehtë mbajtja e topit, – ka vijuar helveti. – Ne tentojmë dhe kemi idenë tonë të lojës sulmuese, por po ashtu duhet ta kemi të qartë disa situata gjatë lojës duhet të jemi mbase më mbrojtës dhe të provojmë që të ruajmë sa më shumë portën tonë.” Më tej, Shalondë u shpreh kritik edhe ndaj mënyrës se si mediat spanjolle e kanë trajtuar Kosovën në javët e fundit para kësaj ndeshje duke potencuar se kjo ka mundur të ndikojë edhe në motivimin e lojtarëve.

Lexo edhe :  Conference League, ekipet shqiptare njohin kundërshtarët

“Absolutisht nuk jemi të kënaqur me trajtimin që e kemi marrë e disa mediave spanjolle dhe këtë nuk mund ta fshehim sepse jemi të pakënaqur me trajtimin që na e kanë bërë, – ka pohuar ai. – Normalisht që kjo mund të ndikojë në motivimin edhe të ekipit edhe të futbollistëve në aspekt individual mirëpo mendoj se motivimi kryesor për ekipin dhe për lojtarët duhet të jetë fakti që luajnë Spanjjës, njërës prej përfaqësueseve më të mira në botë dhe fakti që kanë mundësi të sfidojnë veten në një shet të tillë, kundër një kombëtare të tillë.” Ndeshja Spanjë-Kosovë luhet të mërkurën në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45, në Stadiumin “La Kartuha” të Seviljes.

Të fundit

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Aktivizohet një vatër zjarri në Gjirokastër

Një vatër zjarri është aktivizuar rishtazi në njësinë administrative Cepo të Gjirokastrës mes fshatrave Picar dhe Humelicë. Në vendngjarje aktualisht kanë mbërritur të gjithë efektivët...

Zelensky: Jemi në kontakt me SHBA, mund të arrihet një armëpushim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se këshilltarët e sigurisë nga Ukraina dhe partnerët e saj zhvilluan një bisedë dje, e cila do të vazhdojë...

Lajme të tjera

Web TV