Mazhoranca do ndryshojë sërish ligjin bazë të Reformës në Drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një javë pas miratimit në Parlament të ndryshimeve në 8 ligjet bazë të reformës në drejtësi, shumica parlamentare ka nisur të mbledhë firmat e deputetëve, për të mundësuar një tjetër ndryshim, tashmë në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ligji bazë i drejtësisë së re. Që nga miratimi në nëntor të vitit 2016, kjo është lëvizja e parë për ndryshimin e ligjit për organet e reja të drejtësisë, ku përfshihen Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, si dhe të Shkolla e Magjistraturës. Shqiptarja.com mëson se anëtarët e Komisionit të Ligjeve janë vënë në lëvizje për ndryshimin e ligjit me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, pas problematikave të konstatuara në funksionimin e organit që kontrollon veprimtarinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Krahas mbledhjes së firmave, ka nisur dhe hartimi i draftit për ndryshimet e kërkuara nga Metani. Ndryshimet konsistojnë në zbutjen e kritereve për t’u bërë pjesë e administratës së Inspektorit të Lartë i Drejtësisë, pas dështimeve të herëpashershme për procedurave, për shkak se nuk ka aplikuar asnjë kandidat, sidomos për pozicionin e inspektorit. Konkretisht synohet ulja e kriterit të vjetërsisë në punë për kandidatët për inspektor-magjistrat nga 13 vjet në 7 vjet eksperiencë. Gjithashtu, parashikohet barazim i pagës së inspektorit magjistrat me inspektorin jo magjistrat si dhe rregullimi i raporteve me kreu të ILD-së dhe inspektorëve.

Po pse këto ndërhyje në ligj nuk u miratuan bashkë me ndryshimet në 8 ligjet e reformës, të cilat kaluan në Parlament në 23 mars 2021? Ministria e Drejtësisë nuk i ka përfshirë ndryshimet në paketën e fundit për shkak të vijimit të konsultimeve të misioneve ndërkombëtare OPDAT dhe EURALIUS. Në konsultime janë përfshirë së fundmi edhe anëtarë të Komisionit të Ligjeve. Ndryshimet kërkojnë 84 vota, që do të thotë se pas zgjedhjeve të 25 prillit, në varësi të konfigurimit të Parlamentit të ardhshëm, miratimi i tyre nuk është më i sigurt.

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV