Ping-pongu i akuzave/ Fushatë me virusin, Rama-Bashës: Unë vaksinoj, ti infekto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Për kryeministrin Edi Rama procesi i vaksinimit është flamuri i fitores për në zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka marrë shkas nga grumbullimet që ka bërë Partia Demokratike që në hapjen e fushatës elektorale edhe në vazhdim, për të shigjetuar kreun e opozitës Lulzim Bashën për papërgjegjshmëri në përhapjen e koronavirusit. Lideri i mazhorancës ka postuar dy foto ku shkruante se partia e Lulzim Bashës po mundohet që të përhapë virusin, ndërkohë që ai vetë po përpiqet të shpëtojë jetë duke siguruar vaksinat. Në postimin e tij, Rama shkruan se grumbullimet e tyre janë të turpshme dhe të papërgjegjshme. Sipas kryeministrit, virusi po bën dasmë teksa dhëndri premton ta bëjë ditën natë. “O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bëjë dasmë teksa dhëndri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht!” shkruan Rama. Por që përgjigja nuk ka munguar të vijë shpejt nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike. Sipas PD, Rama me akuzat që i bën opozitës do që të mbulojë dështimet e saj. “Rama e di qё do tё humbas, ndaj po përpiqet tё sulmojë takimet tona elektorale duke përdorur pretendime tё rreme. Rama e di qё askush nuk mund t’i ndalojё qytetarёt shqiptarё qё duan ndryshim dhe kjo e shqetëson atё”, thuhet në reagimin e opozitës.

Hapja e tunelit tek doganat

Kryeministri Edi Rama në vijim të fushatës ka publikuar edhe një pamje në video të punimeve që po bëhen të hyrjes në Tiranë. Rama shkruan se hapja e tunelit nr.4 tek rrethrrotullimi ‘Shqiponja’ ka lehtësuar tashmë trafikun. Rama ka lajmëruar se shumë shpejt do të hapet tuneli nr.3 i cili do të lehtësoje qarkullimin e automjeteve nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit. “Pas hapjes së tunelit Nr.4 që ndikoi në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, së shpejti do të bëhet edhe hapja e tunelit Nr.3 i cili do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit dhe krijojë kushtet për përshpejtimin e ndërtimit të tuneleve të tjera në proces”, shkruan Rama. Prej ditësh krijohen radhë të gjata makinash, tek hyrja e Tiranës nga ana e Durrësit, në sheshin “Shqiponja”, por hapja e tunelit nr. 3 do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve.

Lexo edhe :  Drafti i Kodit të ri Penal, reagon Bashkimi Europian

Rindërtimi

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar rindërtimin e 524 apartamente në Laç, konkretisht ato që po ndërtohen në lagjen e re Zonën 1 dhe Zonën 2 të qendrës së qytetit. Gjatë inspektimit Rama ishte e shoqëruar nga drejtuesja politike e qarkut Lezhë, Lindita Nikolla dhe kryetarja e Bashkisë Laç, Majlinda Cara, e cila e njohu kryeministrin me të gjithë procedurën e ndërtimit. Kompleksi që do të ndërtohet në lagjen e re të qytetit të Laçit do të jenë moderne dhe me hapësira të gjelbra, parking e infrastrukturë europaine, ndërsa Rama shkruan se kjo do e bëjë qytetin e Laçit edhe më të bukur dhe më të fort nga sa ishte para tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. “Kjo është lagja më e bukur e re e Shqipërisë e ndërtuar nga fillimi deri në fund”, tha Rama, ndërsa shtoi edhe me batuta se këtu në këtë lagje të re do të vendoset edhe FMN për të treguar se projekti është në nivelet evropiane si në ndërtim dhe infrastrukturë. Punimet në kantierin e Laçit nisën më 23 dhjetor 2020 vijojnë me ritme intensive, ku 524 apartamente  të reja janë të investuara nga Turqia, që për kryeministrin Rama kjo lagje e re është simbol i miqësisë mes dy vende.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV